Pamje të rënda/ Në luftë për bukë dhe ujë, fëmijët e Gazës kthehen në kufoma që frymojnë

pamje te renda ne lufte per buke dhe uje femijet e gazes kthehen ne kufoma qe frymojne
pamje te renda ne lufte per buke dhe uje femijet e gazes kthehen ne kufoma qe frymojne

Tetë muaj luftë e kanë kthyer 9-vjeçarin Yunis Jumaa në një skelet që frymon.

I shtrirë, gjysmë i pavetëdijshëm në një shtrat spitali në Khan Younis në Gazën jugore, pamja e ti është e rëndë për t’u përtypur.

“Djali im ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore më parë, ai ishte normal. Por u përballëm me kequshqyerjen dhe mungesën e ujit, ai u bë sicc e shini tani. Nuk ka ujë. Fëmijët ecin një distancë të gjatë dhe edhe kur e aigurojmë ujin, ai arrin i kontamimnuar,” thotë nëna e tij Ghanima Jumaa.

Përgjatë korridorit në spitalin Nasser shtrihet edhe Tala Ibrahim Muhammad al-Jalat pesë-vjeçare.

Edhe Tala është shumë e dehidratuar dhe e kequshqyer.
Pranë shtratit të saj, babai Ibrahim Muhmed al-Xhelat i mban dorën, duke u kujdesur që të mos lëvizë ushqimin intravenoz qqë po e merr nga krahu.

Ai e di se moti përvëlues, me temperatura afër 40 gradë dhe mungean e ujit të pastër e kanë sjellë pranë vdekjes vajzën e tij.

“Situata po përkeqësohet. Temperatura në çadrën tonë është e paimagjinueshme dhe uji që pimë është padyshim i ndotur, sepse të rinjtë dhe të moshuarit po sëmuren”, thotë ai.

Dhe me shtëpitë e tyre të shkatërruara, qindra mijëra qytetarë të Gazas tani janë zhvendosur, duke jetuar në kampe të improvizuara, me pak mbrojtje nga dielli përvëlues.

Marrja e ujit, pavarësisht nëse është i pastër apo jo, është një luftë e përditshme. Në qendrat e shpërndarjes formohen radhë të gjata.

Me sistemin e kanalizimit shumë të dëmtuar dhe me pak tualete, uji që është ndotet lehtësisht.

“Nuk është sekret se shkaku më i madh i infeksioneve të zorrëve që ndodhin aktualisht në Rripin e Gazës është ndotja e ujit që u jepet këtyre fëmijëve”, thotë Dr Ahmed al-Fari, kreu i departamenteve të fëmijëve në Spitalin Nasser.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se 67% e sistemit të ujit dhe kanalizimeve të Gazës, tani është shkatërruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →