Thomas Strakosha ishte portieri titullarë që mbrojti shtyllat e portës së Kombëtares shqiptare në takimin e së mërkurës kundër Kroacisë. Gardiani kuqezi, bëri një paraqitje të shkëlqyer duke e ndihmuar ekipin kombëtar të marrë një barazim të vyer kundër kroatëve.
Strakosha bëri në total 8 pritje në atë takim, duke mbajtur rekordin e këtij Europiani, si portieri më me shumë pritje në një ndeshje të vetme. Ju rikujtojmë që Strakosha ishte në balotazh me Berishën për vendin e titullarit në këtë Europian, por në momentin e fundit, Silvinjo vendosi për Strakoshën, gjë që iu shpërblye në fund.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co