Nxori çantën nga thika e u largua me vrap, efektivët e ndoqën dhe tentuan të… Agresori plagos policin, si është gjendja e tij

nxori canten nga thika e u largua me vrap efektivet e ndoqen dhe tentuan te agresori plagos policin si eshte gjendja e tij

































Një person, i cili dyshohet se është me probleme mendore, ka plagosur me thikë një efektiv policie në Durrës.

policia aksion

Raportohet se policia është njoftuar nga banorët në lagjen nr.1 të qytetit për një person me sjellje të dhunshme dhe kur efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje, tentuan të negociojnë me të.

Sipas informacioneve paraprake, një efektiv iu është afruar ndërsa personi ka nxjerrë thikën nga çanta që mbante me vete dhe është larguar me vrap.

Policët e kanë ndjekur për disa metra me vrap dhe në momentin kur agresori është futur në një rrugicë qorre, në afërsi të një lavazhi në zonën e Brrylit, kanë tentuar ta neutralizojnë. Por agresori ka sulmuar efektivin e policisë me thikë duke e plagosur.

Mësohet se punonjësi i policisë është shoqëruar nga kolegët në Spitalin Rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, agresori është arrestuar nga uniformat blu. Deri më tani nuk dihet as identiteti i policit të plagosur, as ai i autorit të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →