Kosova e vendosur për t’iu bashkuar KiE, ministrja e Jashtme më 25 qershor në Strasburg, do të takohet me…

kosova e vendosur per tiu bashkuar kie ministrja e jashtme me 25 qershor ne strasburg do te takohet me
kosova e vendosur per tiu bashkuar kie ministrja e jashtme me 25 qershor ne strasburg do te takohet me

Pavarësisht lobimeve të shumta nga ana e Serbisë për të penguar rrugëtimin e saj, Kosova vijon përpjekjet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla pritet që më 25 qershor të jetë në Strasburg ku do të ketë takime të ndryshme me strukturat udhëheqëse të Këshillit të Evropës.

Kujtojmë se më 16 prill Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës, mirëpo në takimin e Komitetit të Ministrave më 17 maj Kosova mbeti jashtë agjendës.

Për t’u pranuar në Këshillin e Evropës, në favor të vendit aplikues duhet të jenë së paku dy të tretat e votave në Komitetin e Ministrave.

Nga 46 vende anëtare sa ka organizata, Kosovën e kanë njohur 34.

Për të siguruar anëtarësinë, në favor të saj do të duhej të votonin ministrat e së paku 31 vendeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →