“It’s my life” (Është jeta ime)

its my life eshte jeta ime

































MIMOZA DAJÇIMIMOZA DAJÇI

Shqipëria po përgatitet për zgjedhjet e reja parlamentare. Por, a do të ketë përfaqësim të barazisë gjinore në kuvendin e ardhshëm, në kuotën 50/50.

Në ‘show’-un “Ferma VIP1” fitues doli një djalë, urime sigurisht, garat e paracaktuara në atë format televiziv ishin përllogaritur njësoj për të gjithë. Testet e garimit nuk ishin të lehta, megjithatë pjesëmarrëset femra edhe pse nuk dolën fituese, i ndoqën shpirtërisht deri në fund. Për çudi, ajo lloj konkurrencë nuk parashikonte dallime gjinore.

Edhe partitë politike që pretendojnë të marrin pushtetin duhet të fokusohen më shumë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Kryetarët e partive të mos mendojnë vetëm për kolltukët e miqve dhe shokëve të tyre, por edhe për vajzat e gratë që kanë një kontribut të konsiderueshëm në strukturat e partisë. Jeta dhe veprimtaria politike është e njëjtë për këdo. Çdo vajzë, grua duhet të jetë e barabartë edhe në këtë “lojë politike”. Nëse fitojnë, nuk duhet të heshtin, të tregojnë kapacitetet që disponojnë. Qëndrimi i tyre në Kuvend lë për të dëshiruar, ndërkohë që vendi ka shumë probleme ekonomike, sociale etj.. Gratë deputete duhet të distancohen nga gabimet e qeverisë, korrupsionit, të jenë të mirë artikuluara për çështjet që prekin interesat e grave. Të flasin për të drejtat e grave ish-të persekutuara politike nga regjimi komunist, të kërkojnë që në kryeqytet të ngrihet një memorial kushtuar femrave shqiptare që u vranë, u burgosën dhe internuan padrejtësisht nga diktatura më e egër në Europë. Të mbrojnë ligjet për të drejtat e grave dhe fëmijëve, një pjesë e të cilave po dhunohen e keqtrajtohen apo vriten nga bashkëshortët e tyre. Të rralla janë ato gra parlamentare që marrin mundimin e flasin në kuvend. Sa kemi parë, ulen në atë institucion, fusin të ardhurat mujore në xhep, bëjnë jetë luksi, krahas atyre që i dhanë votën. Kësaj i thonë “pas meje le të bëhet qameti”.

Çdo grua, vajzë apo nënë që dhunohet nga bashkëshorti, ka jetën e saj, por duhet që ligjvënësit të ngrenë zërin për to, pasi askush nuk ka të drejtë t’u marrë, t’u cenojë jetën nënave, grave dhe fëmijëve. Jeta është e tyrja dhe ato duhet ta jetojnë. Siç thonë edhe vargjet e këngës “It’s my life” të këngëtarit të famshëm amerikan Bon Jovi. “Është jeta ime”. Ka shumë gra e vajza në Shqipëri që kanë kontribuar shumë edhe për jetën politike në vend, si personalisht ashtu edhe familjarisht. Po flas për ato gra që linin apo lënë në shtëpi fëmijët apo prindërit e sëmurë e të munduar nga hallet e viteve në diktaturë, të cilat sakrifikonin e sakrifikojnë kohën e tyre të çmuar për Partinë Demokratike. U takon drejtuesve të saj t’i ftojnë, t’i afrojnë këto zonja që sakrifikuan veten e familjet e tyre për kohët e errëta që kaloi vendi edhe pas viteve ’90-të. Në fakt, edhe pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, asnjë herë situata politike nuk ka qenë e qetë, kurdoherë ka pasur trazira, protesta, grumbullime dhe askush nuk është kujtuar t’i vlerësojë ato gra, qofshin gjallë apo ndarë nga jeta.

Gratë parlamentare të mos u binden verbërisht direktivave të partisë, kur ato nuk u shërbejnë interesave të drejta të grave, popullit, por të jenë të pavarura për të shprehur interesat e drejta të grave dhe vendit, që të përfitojë e gjithë pjesa e shoqërisë. Ato duhet të tregojnë në Parlament cilësitë e larta të tyre, për të krijuar besimin te votuesit, te qytetarët, pasi të gjitha gratë së bashku mund të çojnë përpara reformat dhe përparimin e vendit.

Dhe suksesi është i pamohueshëm, referuar mediave shqiptare dhe TV – “Zërit të Amerikës”, rasti më i fundit është kur në Shqipëri gratë dhe vajzat po depërtojnë edhe në industrinë e prodhimit të automjeteve. Arjeta Puca, themeluese e kompanisë “Timak”, që bazohet në punën e vajzave, në pak vite ia ka dalë të prodhojë disa qindra të tilla, së fundi dhe prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, e cila do të ekspozohet në panairin “Eurosatory” në Paris. Nën moton “Gratë në timonin e ndryshimit”, zonja Puca po ndërton të ardhmen e saj në Shqipëri, pas kthimit nga emigracioni.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →