Duke komentuar deklaratat e kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj se vendimet e kësaj gjykate duhen zbatuar në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, juristi Çlirim Gjata, thotë në studion e “Open” në News 24, se ajo duhet t’i vërë pikat mbi “I”.
“Gjykata Kushtetuese nuk zgjidh gjë në një konferencë për shtyp. Lëre kryetaren në hallin e saj. E shkreta ajo në pozicionin ku është. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese duhet të vërë pikat mbi I. Është e paimagjinueshme thotë që të mos zbatohet vendimi.
Kjo është e vjetër sa vetë historia e Gjykatës. Thuaje qartë, se ka një vit që Parlamenti nuk e shqyrton. Të mos i hyjmë pastaj që një padi të 1/5 të deputetëve i pranon një tjetër nuk e pranon dhe i thotë s’ke të drejtë. Kush nuk lejon komisionet parlamentare duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese?
Çfarë duhet të zgjedhë opozita. Opozita është kjo që është. Kush është më i zoti të krijojë një opozitë më të mirë. Pse Edi Rama nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin Xhaçka, bashkëshortin e të cilës i ka dhënë pasuri kombëtare dhe ajo ka votuar? Është për burg!”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co