Tragjedia në Mekë, shkon në 900 numri i pelegrinëve të vdekur për shkak të nxehtësisë rekord! Temperaturat, mbi 50 gradë Celsius

tragjedia ne meke shkon ne 900 numri i pelegrineve te vdekur per shkak te nxehtesise rekord temperaturat mbi 50 grade celsius

Të paktën 900 pelegrinë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit në Mekë të Arabisë Saudite për shkak të temperaturave të larta. Shumica e viktimave, mbi 470, janë me origjinë egjiptiane, ndërsa të paktën 60 janë me origjinë indoneziane.

8191683_19194308_strage_la_mecca

Sipas asaj që u deklarua nga një mjek dhe zyrtar saudit trupat gjenden brenda kompleksit të urgjencës në lagjen Al-Muaisem të Mekës.

“Të gjithë vdiqën për shkak të vapës”, tha një diplomat për AFP. Kjo është një shifër e lartë vdekjesh në krahasim me vitin e kaluar ku rreth 240 njerëz vdiqën gjatë pelegrinazhit.

Temperaturat mbi 50 gradë

Sipas zyrtarëve sauditë, më shumë se 1.83 milionë myslimanë morën pjesë në Haxh në 2024, (përfshirë më shumë se 1.6 milionë pelegrinët nga 22 vende dhe afërsisht 222,000 qytetarë dhe banorë sauditë), pak më pak se 1.84 milionë në vitin 2023. Në Mekë, temperaturat i kaluan 50 gradë dhe numri i viktimave nuk është ende përfundimtar: disa vende, në fakt, kanë raportuar një numër të bashkatdhetarëve të zhdukur.

Në ditët e fundit, disa dhjetëra viktima ishin raportuar në mesin e besimtarëve të ardhur nga Irani dhe Jordania.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →