Jordan Bardella, udhëheqësi i Tubimit Kombëtar (RN) në Francë ka thënë se nuk do të pranojë detyrën e kryeministrit nëse partia e tij e ekstremit të djathtë nuk fiton një shumicë absolute në parlament. Kjo sipas tij sepse ai nuk do të kishte lirinë për të vepruar.
Sondazhet sugjerojnë se Tubimi Kombëtar është në rrugë për të fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të thirrura nga Emmanuel Macron pas fitores dërrmuese të partisë euroskeptike, anti-emigracionit në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në fillim të këtij muaji.
Megjithatë, një shumicë absolute në asamblenë kombëtare me 577 vende – e cila në parim do të lejonte që RN të miratonte ligje dhe të qeveriste pa ndihmën e aleatëve të mundshëm nga qendra e djathtë Les Républicains – duket jashtë mundësive të partisë.
Kandidatja e mundshme për Presidente në zgjedhjet e vitit 2027, Marine Le Pen , ka thënë se Bardella, 28 vjeç, do të ishte zgjedhja e partisë për kryeministër pas votimit me dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik. Por të mërkurën Bardella tha se do të merrte detyrën vetëm në rast të një fitoreje të plotë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co