Lumbardh Salihu u shpall fitues i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Kosova”. Lumi ka qenë i tërhequr në debate dhe nuk është përfshirë në zënka brenda shtëpisë, duke treguar se edhe me qetësi mund ta fitosh një lojë si “Big Brother”. Në intervistën e parë pas fitores, ish-futbollisti ka folur më shumë për eksperiencën brenda shtëpisë më të vëzhguar në Kosovë, si dhe për lidhjen e krijuar me ish-Missin, Kader Kicaj.
Sa i përket lojës së tij në BBVK, Lumi tha:
“I kam pranuar sfidat e jetës dhe e tillë ishte edhe ‘Big Brother’. I kam respektuar edhe detyrat që ka caktuar ‘Vëllai i Madh’. E kam pasur inatin në lojë, më pëlqen t’i shijoj sfidat në maksimum.
Ka qenë presion para se të hyja në ‘Big Brother’, sepse kur lexova emrat e konkurrentëve, unë nuk e kam parë veten si një person që mund të hyjë me një rol në atë shtëpi, por kur hyra brenda jam përshtatur gradualisht. Jam munduar mos t’i nxjerr shpatat shumë shpejt.
Jam munduar të lexoj mes rreshtave dhe të kuptoj mendimin e opinionistëve. Paskam bërë lojë perfekte, përderisa dola fitues.”
Lumi foli edhe për marrëdhënien me banorët e tjerë.
“Edonës prej ditës së parë i kam thënë, e di çfarë jete ke pasur, je paragjykuar, por është momenti të tregosh veten dhe karakterin. Ka luajtur një rol shumë të mirë e na ka kënaqur me personalitetin e saj. Sa më të komplikuara janë karakteret, aq më shumë të zgjohet kurioziteti t’i njohësh.
Në shtëpi kemi qenë si familje, sepse në jetën e përditshme koha nuk të premton për të njohur dikë aq mirë sa në ‘Big Brother’, çoheshim bashkë, hanim bashkë, çdo gjë e përjetonim bashkë.”
Për lidhjen e tij me Kaderin, Lumi ka thënë:
“Unë e kam marrë parasysh që publiku mund të mos e pëlqente lidhjen time me Kaderin brenda, pasi aty vëzhgohet çdo lëvizje, çdo gjë dhe nuk është etike të krijosh një lidhje në një format televiziv. Edhe një keqkuptim i vogël, bëhet shumë i madh. Unë dhe Kaderi, kemi biseduar të qetë dhe dashuria na ka mbajtur njejtë. E kemi gjetur vërtet njëri-tjetrin. Është një vajzë fantastike, me një zemër shumë të mirë dhe shumë e kujdesshme. Ka treguar respekt dhe jam shumë krenar që e kam Kaderin të dashur.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co