Basha takohet me drejtorin e Institutit Amerikan: Diskutuam për prioritetet tona për luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e lira

basha takohet me drejtorin e institutit amerikan diskutuam per prioritetet tona per luften kunder korrupsionit dhe zgjedhjet e lira

































Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Amerikan NID, Robert Benjamin.

Basha

Basha e falenderoi për përkushtimin e tyre në promovimin e shtetit të së drejtës, vlerave demokratike dhe euroatlantike.

Ai më tej shprehet se diskutuan për prioritetet tona në luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira dhe alternativën tonë politike dhe programore për zgjedhjet e ardhshme.

Njoftimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan NDI, Robert Benjamin.

E falënderova Benjamin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e NDI, duke vlerësuar me mirënjohje përkushtimin e tyre në promovimin e shtetit të së drejtës, vlerave demokratike dhe euroatlantike. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetik për mbrojtjen dhe avancimin e interesave tona kombëtare, si dhe përparimin tonë në rrugëtimin drejt BE-së.

Biseduam për prioritetet tona në luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira dhe alternativën tonë politike dhe programore për zgjedhjet e ardhshme.

Korrupsioni vazhdon të mbetet pengesa më e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë, për të ndërtuar jetën e tyre në vendin tonë.

Në këtë kuadër, theksova mbështetjen tonë pa kushte për SPAK-un, dhe angazhimin tonë propozues, përmes nismave ligjore të depozituara prej muajsh në parlament, për të fuqizuar  luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivelet e larta të politikës.

E njoha Benjamin me ofertën tonë konkrete, të prezantuar përpara shqiptarëve, produkt i ekspertëve më të mirë vendas e të huaj, që garanton mirëqeverisjen dhe fundin e pandëshkueshmërisë, si një etalon i modelit tonë politik. Tregues i vendosmërisë sonë për t’u ofruar shqiptarëve një alternativë qeverisëse që kujdeset vetëm për ata.

Bindja jonë, sikurse është bindja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, është se Shqipëria meriton më shumë se ofertat e skaduara politike të një grushti të vogël politikanësh që mendojnë vetëm për hallet e tyre.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →