Kroaci-Shqipëri, dy ekipet në fushë për 3 pikë/ Media britanike parashikon rezultatin

kroaci shqiperi dy ekipet ne fushe per 3 pike media britanike parashikon rezultatin
kroaci shqiperi dy ekipet ne fushe per 3 pike media britanike parashikon rezultatin

Kroacia dhe Shqipëria do të luajnë për fitore në përballjen e dytë që do të kenë skuadrat, pasi humbën në ndeshjet e para në grup, në kuadër të Euro2024.
Kroacia në veçanti pati një fillim zhgënjyes, pasi u mposht 3-0 nga Spanja.

Bruno Petkovic mendoi se do t’i jepte ekipit të tij një shans për t’u rikthyer në lojë kur ai konvertoi në gol, pasi penalltia e tij u prit fillimisht nga Unai Simon, por goditja e tij anulua.

Shqipëria është një nga skuadrat e kuotuara më pak , pjesëmarrëse në Euro2024, sipas FIFA-s, me pozicionimin në vendin e 66-të në botë.

Ata e patën fillimin e ëndrrave tyre në turne, kur shënuan pas vetëm 23 sekondash kundër Italisë.

Goditja e Nedjim Bajramit ishte më e shpejta në historinë e Euros.

Kuqezinjtë dukeshin të tronditur për të udhëhequr kaq herët ndaj Italisë, gjë që i lejoi Azzurit të riktheheshin në lojë.

Golat nga Alessandro Bastoni dhe Nicolo Barella ishin të mjaftueshëm për të siguruar humbjen 2-1 ndaj italianëve. Kroacia do të shpresojë të kontrollojë mesfushën me lojtarë si Luka Modric, Mateo Kovacic dhe Marcelo Brozovic.

Ndërkohë që Shqipëria do tëpresojë te sulmuesi i Chelsea, Armando Broja, për të udhëhequr sulmin e tyre.

Si Modric ashtu edhe Kovacic me gjasë do të startojnë kundër Shqipërisë.

Ante Budimir ka pasur vështirësi përpara dhe Petkovic mund të hyjë në vend të tij.

Shqipëria ndërkohë ka në dispozicion të gjithë lojtarët. Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, tha se ai ka qenë i vëmendshëm ndaj Shqipërisë pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Spanjës.

“Ne po analizojmë Shqipërinë dhe do të shikojmë se çfarë duhet të bëjmë, duke qenë të vetëdijshëm se kjo është një ndeshje vendimtare për ne, që duhet të fitojmë dhe se kundërshtarët tanë kanë besim pas një paraqitjeje të mirë ndaj Italisë.

Ata kaluan në epërsi në minutën e parë dhe bënë një luftë të mirë. Një tjetër ndeshje e vështirë dhe një luftë e ashpër na pret, por ne jemi mësuar me këtë”, tha ai.

Ish-lojtari i Arsenalit dhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinho tha: “tifozët ishin të jashtëzakonshëm, brenda dhe jashtë stadiumit. Është turp që nuk arritëm të barazojmë [kundër Italisë].

“Nëse nuk do të kishim pësuar golin e dytë, do të ishim në gjendje të mirë për t’i goditur ata në kundërsulm”.

Parashikimi i SunSport?
2-1 për Kroacinë

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →