Ligji për taksimin e profesioneve të lira, Berisha: Ekspertët do rrisin çmimet për qytetarët, ose do detyrohen të largohen nga Shqipëria.

ligji per taksimin e profesioneve te lira berisha ekspertet do rrisin cmimet per qytetaret ose do detyrohen te largohen nga shqiperia

































Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij është ndalur tek ligji për taksimin e profesionistëve të lirë, duke u shprehur se kjo shtresë përbën shtresën e kohezionit të një shoqërie në çdo vend të lirë.

sali berisha

Berisha theksoi se “kjo që po ndodh me profesionet e lira është një akt që synon një goditje mëshire për qenien tonë kombëtare”.

“U vendos në mënyrën më arbitrare, më armiqësore ndaj shqiptarëve dhe ndaj tyre, që të tatohen aq sa në asnjë vend tjetër të Evropës dhe që të detyrohen ose t’i bëjnë të ndaluara shërbimet e tyre për qytetarët, pra të rrisin çmimet, ose të largohen nga Shqipëria”, u shpreh ish-kryeministri.

Ndër të tjera, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e vjedhjeve.

“Denonconi vjedhjet e pakufishme dhe të paimagjinueshme. Denonconi lidhjet e tmerrshme me krimin që e shndërruan Shqipërinë në narkodiktaturë”, tha ai.

Pjesë nga fjala e tij

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestarëve dhe qëndrestareve, luftëtarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që sjellin te shqiptarët me fjalën e tyre të vërtetat e hidhura të këtij regjimi antishqiptar.

Të këtij regjimi që me qëndrimet e tij përpiqet të shpërbëjë qenien e kombit shqiptar.

Miqtë e mi, çdo ditë njëherë dhe njëqind herë në ditë, duhet t’i përsërisni vetes se jeni shpresa e fundit e këtij vendi.

Se jeni të vetmit që përballeni dhëmb për dhëmb, që denonconi çdo ditë të zezat e këtij regjimi ndaj qytetarëve shqiptarë.

Denonconi vjedhjet e pakufishme dhe të paimagjinueshme. Denonconi lidhjet e tmerrshme me krimin që e shndërruan Shqipërinë në narkodiktaturë.

Denonconi dhunimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, kombi i vetëm sot me drejtësi të munguar. Denonconi me të drejtë çmimet ndër më të lartat në Europë, ndërkohë që xhepat janë me të ardhura më të ulëtat në Europë.

Denonconi rrënimin e rrufeshëm të kulturës së kombit, institucioneve kulturore kombëtare si kurrë ndonjëherë në ekzistencën e tij të lirë.

Denonconi rrokullisjen e pakufishme të arsimit në Shqipëri, rënien në dhjetë vitet e rilindjes së zezë më të madhe në Europë dhe në botë, rënien me 62 pikë në sistemin e PISA-s.

Denonconi me të drejtë shpartallimin e sistemit të shëndetësisë. Sot qytetarët e këtij vendi, me shëndetësinë e premtuar falas nga kryehajduti i kombit, paguajnë sipas Bankës Botërore për kujdesin e tyre shëndetësor, më shumë se çdo qytetar tjetër në Europë.

I rreshtoj këto se të gjitha këto janë njëkohësisht shkaqet për shpërbërjen e këtij kombi.

Kjo që po ndodh me profesionet e lira është një akt që synon një goditje mëshire për qenien tonë kombëtare.

Profesionet e lira janë disa dhjetëra mijë djem, vajza, burrë, gra, njerëz duhet të pranojmë të zot, të aftë, që kanë vendosur të fitojnë jetën e tyre me profesionin që kanë.

Që kanë vendosur të mos i vardisen, të mos i luten kujt për punë në shtet, por të ndjekin punën e tyre.

Këto profesione, kjo shtresë përbën shtresën e kohezionit të një shoqërie në çdo vend të lirë.

Pikërisht u vendos në mënyrën më arbitrare, më armiqësore ndaj shqiptarëve dhe ndaj tyre, që të tatohen aq sa në asnjë vend tjetër të Europës.

Dhe që të detyrohen ose t’i bëjnë të ndaluara shërbimet e tyre për qytetarët, pra të rrisin çmimet, ose të largohen nga Shqipëria.

Me eksperiencën që kanë, të shkojnë në vende të tjera dhe qytetarët të mbeten pa shërbimet, të cilat në tërësi janë shërbime jetike për çdo shoqëri, për çdo komb.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →