Krimi ndodhi teksa tre fëmijët e çiftit ishin në shtëpi – Ata debatuan për mesazhet që merrte gruaja e tij prezantuese çeke
Një rast i paimagjinueshëm i dhunës në familje ndodhi në Ankara me një manjat britanik të naftës që vrau gruan e tij, ish-prezantuesen, këngëtaren dhe aktoren 40-vjeçare çeke në shtëpinë e tyre dhe më pas kreu vetëvrasje.
Sipas asaj që raporton Daily Mail , pronari dhe drejtori i kompanisë së naftës ASG Inspection, David Thomas Blyth, vrau gruan e tij, Victoria Vera , në shtëpinë e tyre në kryeqytetin turk. Krimi ndodhi të martën e 11 qershorit.
Krimi duket se ka ndodhur pas një debati të ashpër dhe me një shprehje ekstreme xhelozie për mesazhet që gruaja kishte marrë në celularin e saj.
Pjesa rrëqethëse e rastit është se vrasja e bashkëshortes ndodhi teksa në shtëpi ndodheshin tre fëmijët e çiftit, tre, katër dhe 14 vjeç. Aktualisht ata po kujdesen nga të afërmit e nënës që kanë udhëtuar drejt Turqisë pas ngjarjes së tmerrshme.
Viktima ishte prezantuese në “ Morning Show” në Europe 2 edhe me prezantuesin çek Leos Mares.
Çifti u martua në vitin 2014 dhe jetoi në Pragë për disa vite përpara se të transferohej në Turqi pasi puna e Blyth e çoi atë në Lindjen e Mesme.
Victoria Vera lindi në Afrikën e Jugut dhe u transferua në Republikën Çeke në moshë të re me familjen e saj. Ajo studioi muzikë në universitet dhe u bë e famshme pasi publikoi albumin e saj të parë në vitin 2004.
Prezantuesja i kishte kushtuar shumë nga koha e saj punëve të bamirësisë duke punuar për organizatën çeke “Velvet Smile”, e cila ndihmon në “përmirësimin e cilësisë së jetës për familjet pacientë dhe fëmijë me aftësi të kufizuara dhe viktima të abuzimit në familje”, thuhet në faqen e saj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co