Flamurtari me buxhet mbi 2 milionë euro për Superioren, gati rinovimi i senatorëve

flamurtari me buxhet mbi 2 milione euro per superioren gati rinovimi i senatoreve

































Flamurtari do të ketë buxhet milionerësh edhe për sezonin e ri futbollistik 2024-2025. “Panorama Sport”, mëson nga burime zyrtare pranë klubit se shifra është e lartë. Dy milionë euro do të jetë buxheti i këtij sezoni. Por klubi ka vendosur që të ketë rezervë edhe 1 milion euro, që nëse do të vendosen në funksion, e çojnë buxhetin në 3 milionë euro.

flamurtari

Nga totali i fondit 2 milionë euro, mësohet se 1.5 milion do të jenë në dispozicion vetëm të skuadrës. Në këtë shumë futen kontratat, pagat e lojtarëve, bonuset, trajtimi ushqimor, akomodimi jashtë Vlorës në transferta, si dhe qiratë e shtëpive. Krahasuar me një vit më parë, fondi ka ardhur në rritje edhe për shkak të disa investimeve që parashikohet të bëhen në fushat sportive në Pyllin e Sodës.

PAGAT E LOJTARËVE – Drejtuesit e klubit kanë në plan që edhe këtë vit të mos kursehen aspak në drejtim të pagave të lojtarëve. Sinan Idrizi është i vendosur që të bëjë çdo sakrificë financiare për të plotësuar çdo kusht të futbollistëve me qëllim arritjen e objektivit. Ka më shumë se tre sezone që në Vlorë nuk ka më probleme në drejtim të pagave. Pagat edhe këtë sezon pritet që të variojnë nga 2 milion në 5 milionë lekë në muaj. Edhe pse në Kategorinë e Parë, rrogat e lojtarëve do të jenë të larta.

60-70 milionë lekë në sezon, pritet që të jenë pagat për futbollistët gjatë sezonit 2024-2025. Burime zyrtare pranë klubit, konfirmojnë për gazetën se futbollistëve do t’u jepen një pjesë e mirë e pagave paradhënie. Mësohet, se 50% të kontratës do ta marrin në dorë, përpara nisjes së sezonit të ri. Madje një pjesë të parave do t’i marrin sapo të firmosin.

RINOVIMET DHE KUSHTET – “Panorama Sport”, mëson se klubi ka në plan të “blindojë” disa futbollistë që ishin në Vlorë sezonin e shkuar. Vasil Shkurtaj, Idrizi Batha, Erlis Frashëri, Indio Oliveira, Fjoralb Deliaj duket se do të vijojë të qëndrojë te kuqezinjtë. Së fundmi kanë dalë në skenë edhe tri emra të tjerë që pëlqehen për rinovim. Behët fjalë për kapitenin Denis Pjeshka. Me shkodranin kanë folur edhe vetë drejtuesit e klubit. Ndërkaq dy lojtarë të tjerë të cilët kërkohen, janë Lancinet Sidibe, Fabio Hasa. Pjesa më e madhe e futbollistëve që do të rinovojnë do të kërkojnë rishikimin e kontratës në termat financiarë. Kjo do të thotë se pritet që të kërkojnë ngritje të pagave.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →