Në kërkim të heroit, cili mund të jetë ndaj Kroacisë?
Jemi një shtet i vogël, duhet të jemi të gjithë si grup. Nëse duhet me patjetër një emër them se Broja mund të jetë hero.
Sa ndryshon Kroacia nga italia? Kemi shance per pikë?
E kemi harruar Italine dhe mërzinë qe na shkaktoi ajo humbje. Po përgatitemi, po analizojmë kundërshtarin, do futemi ne fushë me personalitet. Shpresojmë të marrim një pikë të paktën.
Gabimet e tua perosnale erdhën si pasojë e ngarkesës emocionale? Çfarë ndjesie të dha prezenca e tifozëve?
Kur futem ne fushe më ikin emocionet. Kam vetëm emocione pozitive kur futem në fushë.
Në ndeshje ndodh që të ketë gabime.
Përgatitjet për ndeshjen me Kroacinë. A eshtë kundërshtari direkt për vendin e 3-të?
Nuk nënvlerësojmë asnjë kundërshtar. Te gjithë kundërshtarët janë njësoj. Jemi ne grupin e vdekjes. Shpresojmë për rezultat të mirë.
Mund të menaxhohej më mirë avantazhi? Pse patët vështirësi në fillim te lojës?
Në pjesën e dytë u furnizova me më shumë pasime, në pjesën e parë pata pak kontakt me topin.
Ka shumë lajme rreth të ardhmes Tuaj. Lazio? Do doje të luaje në Serie A?
Se kam menduar të ardhmen time. E kam mendjen te kombëtarja.
Pse ishte një black out fillim i ndeshjes? Cila ishte arsyeja?
U emocionuam në çastet e para pas golit, u kthyem shumë shpejë në mbrojte.
Cfare duhet te ndryshojmë me Kroacine, çfarë ju tha Sylvinho?
Trajneri na tha se kemi bere një paraqitje te mirë. Duhet të përmirësojmë kryesisht goditjet standarde.
Te rasti i golit te Bastoni. Çfarë çaloi kush duhet ta mbulonte?
Mund te jete faji im ose i Seferit. Duhet te gjithë si skuadër të mbroheshim më mirë. Duhet te përmirësohemi ne stërvitje.
Në Dortmund rekord perkraje nga tifozët, e prisni edhe Hamburg?
Besoj qe po. Varet nga ata por besoj se do të jenë të shumtë edhe Hamburg.
Si i shihni mundësitë e kualfiikimit, kur do të kemi perballe Spanjen dhe Kroacinë?
Të futemi në loje e t’i marrim ndeshjet me rradhe. Shpresojmë në rezultat pozitiv.
Lum kritikash këto dite. Sidomos per Hysaj, të vjen keq për të?
Nuk është bukur të kritikosh nje lojtar. Hysaj ka kontribuar shumë për kombëtaren, ka dhënë shpirtin.
Keni diskutuar me trajnerin? Ca ndryshon nga Italia? Sa informacion keni për këtë skuadër? Çfarë ideje keni arritur te krijoni? A është e ndryshme përgatitja?
I dim cilësitë e Koracisë. Sot do bëjmë stërvitje të plotë. Do ti analizojmë me shume taktikisht dhe si do futemi në fushë. Kroacia të gjitha repartet i ka te forta. Sidomos mbrojta është pika më e fortë e tyre.
Spaske frike nga sulmuesit?
Jane ekip i kompletuar. Por mbrojta ka me shumë kualitet.
A ka atmosferë pozitive ne skuadër?
Eshtë atmosferë e mirë. Jemi grup harmonik. Duhet ta shijojmë këtë evropian.
Ndikoi ngarkesa psikologjike me Italinë?
E kem respektuar kundërshtarin. Me Kroacine të futemi me psikologjinë e duhur. Se besoj se ka luajtur rol , ishim jemi 11 kundër 11. Ata ishin më të mirë se ne, ndaj fituan
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co