Mozzik flet për prishjen e raportit me Noizyn

mozzik flet per prishjen e raportit me noizyn
mozzik flet per prishjen e raportit me noizyn

TIRANE

Bonjur, Madame! Ishte një bashkëpunim që u prit me shumë entuziazëm nga ndjekësit dy vite më parë.

Mirëpo, raportet mes Mozzik dhe Noizy u prishën pak muaj pas bashkëpunimit të tyre të parë dhe këtë Noizy ia faturoi Mozzik për të cilin deklaroi se nuk ka qenë korrekt.

Noizy tregoi se ishte ftuar në bashkëpunim nga Mozzik dhe nuk kishte dashur të paguhej. Në këmbim menaxherët e tij kanë kërkuar një bashkëpunim nga Mozzik, por ky i fundit nuk ka qenë korrekt me oraret. Gjithsesi pak muaj më parë kënga e tyre është rikthyer në YouTube.

I ftuar në podcastin e Burim Pacollit së fundmi, Mozzik u ndal te raporti me Noizyn. Ai tha:

“Bashkëpunimi me Noizyn ka qenë i mrekullueshëm. Për fshirjen e këngës nuk di gjë. Aq sa di ti di dhe unë. Krijohet një raport vetëm prej njërës palë. Secili e ka një arsye, por unë nuk i kuptoj. Kushdo që ka bashkëpunuar me mua e ka numrin tim. Mund të më gjejë në Instagram. Më kontakto nëse ke diçka me mua, jo të më sulmosh në mediat sociale se nuk e shoh të drejtë. Po bën diçka për të cilën unë nuk di gjë. Më ka ndodhur shpesh që vetëm të shoh veten në Story e mos të di asgjë. Dhe akoma s’di.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →