Iku apo jo nga Basha pas humbjes së vulës? Kreshnik Çollaku: Nuk kam braktisur askënd, PD me e madhe se çdo kryetar! Kundërshtia ndaj…

iku apo jo nga basha pas humbjes se vules kreshnik collaku nuk kam braktisur askend pd me e madhe se cdo kryetar kundershtia ndaj

































Që kur Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon Sali Berishës, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me grupin që mbështet Lulzim Bashën. Një prej tyre është edhe deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, i cili thotë se nuk ka braktisur askënd.

collaku basha

Edhe pse nuk e shpreh qartë qëndrimin e tij, Çollaku thotë se “PD duhet të jetë parti me e madhe se çdo kryetar”.

Sipas deputetit demokrat, kundërshtia ndaj një kryetari nuk mund te kthehet ne kundërvënie ndaj PD.

“Unë besoj se ne PD duhet të gjejnë mundësi bashkekzistence dhe ata qe mbështesin një kryetar dhe ata qe e kundërshtojnë një kryetar”, shkruan Çollaku në Facebook.

Kujtojmë që pak ditë më parë, kur edhe Basha mblodhi strukturat, Çollaku tha se “është dhe do të mbetet deputet i PD”.

Reagimi i Kreshnik Çollakut

Unë nuk kam braktisur askënd, unë kam refuzuar këdo qe me kërkon të braktisë PD.

Unë besoj se PD duhet të jetë parti me e madhe se çdo kryetar.

Unë besoj se ne PD duhet të gjejnë mundësi bashkekzistence dhe ata qe mbështesin një kryetar dhe ata qe e kundërshtojnë një kryetar.

Unë mendoj se kundërshtia ndaj një kryetari nuk mund te kthehet ne kundërvënie ndaj PD.

Unë mendoj se për te zhvilluar dhe fuqizuar PD, dialogu, debati dhe përballja duhet te ndodhe me dinjitet brenda PD, jo duke e braktisur PD.

Kjo kërkon realizëm, arsye të ftohte, mendje te hapura dhe pak idealizëm nga kushdo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →