Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç ka komentuar disfatën e djeshme kundër Spanjës në shifrat 3-0, në ndeshjen hapëse të ballkanasve në Euro2024.
Modriç u shpreh se ky nuk ishte rezultati që kroatët shpresonin të korrnin, por theksoi se asgjë nuk është mbyllur dhe ende janë dy ndeshje të tjera për të luajtur.
“Nuk është rezultati që shpresonim, por është ai që është. Kemi ende dy ndeshje për të përmirësuar dhe rikuperuar. Në pjesën e parë nuk ishim vetvetja, na mungonte energjia dhe ishim shumë larg larg lojtarëve të tyre, ata na dënuan për këtë”, tha kapiteni Modriç.
Mesfushori i Real Madridit më pas vazhdoi: “Edhe ne patëm shanset tona, por ishte një nga ato ndeshje ku nuk funksionon asgjë. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe bëmë shumë më mirë, por nuk mjaftoi për mendimin tim, fitorja e tyre ishte e merituar”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co