“Manipulime dhe shpifje”/ Maya Aliçkaj flet për divorcin: U hodh baltë mbi figurën time, por floriri nuk bëhet pis

manipulime dhe shpifje maya alickaj flet per divorcin u hodh balte mbi figuren time por floriri nuk behet pis
manipulime dhe shpifje maya alickaj flet per divorcin u hodh balte mbi figuren time por floriri nuk behet pis

TIRANE

Këngëtarja shqiptare Maya Aliçkaj ishte e ftuar në “Living Room”, ku foli për procesin e divorcit dhe për periudhën e vështirë që kaloi pas videos virale.

Ajo u shpreh se po mundohet të mbajë larg negativitetin dhe të ruajë energjitë për vete, djalin dhe punën.

Maya vuri theksin te mënyra se si ngjarja e saj u përfol në media.

“U përfol dhe u hodh aq shumë baltë mbi figurën time nga televizionet duke bërë manipulime dhe shpifje. Por floriri nuk bëhet pis sepse është flori, – tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se për këtë çështje, do të flasë së shpejti gjerë e gjatë dhe në mënyrë të veçantë kur të vijë koha e duhur. Mbi këtë çëshjte Maya ka thënë se së shpejti do të flasë gjerë e gjatë dhe në mënyrë të veçantë kur të jetë koha e duhur për të.

Unë i dhashë botës së artit dhe televizioneve diçka. Dhe ti po më përdor, pa u shprehur unë kurrë dhe pa e ditur ti kurrë të vërtetën. Ky ishte një zhgënjim për sa i përket mediave që e kanë përdorur këtë moment. Më lëndove mua, lëndove fëmijën, shumë keq, – përfundoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →