BANKA E SHQIPËRISË
TENDER I HAPUR NDËRKOMBËTAR
Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Blerja dhe implementimi i upgrade të infrastrukturës së sigurisë në rrjetin e Bankës së Shqipërisë”.
“Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Ndërkombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 63,000,000 Lekë”.
Kandidatët e interesuar mund të pajisen me dokumentet e tenderit, si më poshtë:
a. Pranë Sektorit të Prokurimit të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Selia Qëndrore Nr. 2 e Bankës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3 , Tiranë (Ish-Hotel Dajti), Tel: 042 419 411, (ext: 214), çdo ditë me paraqitjen e përfaqësuesit të kandidatit, vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 lekësh, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë, sipas detajeve të mëposhtme:
Përfituesi: Banka e Shqipërisë
BIC: STANALTR
IBAN: AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC
Përshkrimi: Blerje dokumente tenderi me objekt: “Blerja dhe implementimi i upgrade të infrastrukturës së sigurisë në rrjetin e Bankës së Shqipërisë”; ose
b. Në formë elektronike, pas paraqitjes së kërkesës nga përfaqësuesi i kandidatit, në adresën elektronike të Bankës së Shqipërisë: avaraku@
Në kërkesë duhet të citohet qartë objekti i prokurimit, emri i subjektit, NIPT-i, të dhënat e kontaktit si: adresa, numri i telefonit dhe e-mail-i ku do të dërgohen dokumentet e tenderit.
Oferta duhet të paraqitet në adresën: Banka e Shqipërisë, Selia Qëndrore Nr. 2 e Bankës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3 , Tiranë (Ish-Hotel Dajti), deri më datë 05 Gusht 2024, ora 10:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co