“Shqipëria ka narko-ekonomi”, Meta: T’i japim fund politikës që largon rininë nga vendi, Fieri dhe vendi kanë nevojë për ndryshim

shqiperia ka narko ekonomi meta ti japim fund politikes qe largon rinine nga vendi fieri dhe vendi kane nevoje per ndryshim
shqiperia ka narko ekonomi meta ti japim fund politikes qe largon rinine nga vendi fieri dhe vendi kane nevoje per ndryshim

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese të të rinjve të Partisë së Lirisë në Fier deklaroi se Shqipëria sot është një narko-ekonomi.

Meta theksoi se duhet t’i japim fund politikës që largon rininë nga vendi. Sipas Metës, Fieri dhe mbarë vendi kanë nevojë për ndryshim dhe se ndryshimi do të vijë.

Ilir Meta: Kjo është narko-ekonomi. Kullat në Tiranë janë bërë me para droge. Pse nuk bëhet zonë industriale në Fier dhe të rinjtë të punojnë këtu? T’i japim fund politikës, që synon largimin e rinisë nga Shqipëria.

T’ju hapet rruga të rinjve, që kanë mendimet e tyre për vendin, që kërkojnë më shumë. Duhet të merrni në dorë fatet tuaja. Çfarë është kjo “prindi 1” dhe “prindi 2”. Ne do i japim drejtim tjetër Fierit. Të ndezim shpresë të jashtëzakonshme tek të rinjtë e Shqipërisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →