Serbët bllokojnë kalimin e automjeteve shqiptare në Merdarë, paralajmërojnë konflikt me pasoja të paparashikueshme: Do vijojmë derisa…

serbet bllokojne kalimin e automjeteve shqiptare ne merdare paralajmerojne konflikt me pasoja te paparashikueshme do vijojme derisa
serbet bllokojne kalimin e automjeteve shqiptare ne merdare paralajmerojne konflikt me pasoja te paparashikueshme do vijojme derisa

Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës dhe kalimit të automjeteve të shqiptarëve që vijnë nga vendkalimi Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit e Beogradit në drejtim të Suboticës.

Lajmi është bë i ditur nga RTS.

“Sot nga ora 12.00 deri në orën 15.00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve që drejtohen nga shqiptarët përmes vendkalimit Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit dhe Beogradit dhe tutje në drejtim të Suboticës – përkatësisht kufirit hungarez. Bllokimi i rrugës do të jetë çdo të hënë nga tri orë përkatësisht nga ora 12.00 deri në ora 15.00 dhe do të vijojë deri në ndalimin e terrorit të përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që përjetojnë serbët dhe jo-shqiptarët është bërë i padurueshëm dhe shumë afër është edhe konflikti me pasoja të paparashikueshme“, thuhet në njoftimin e Shoqatës së personave të zhvendosur serb , të tubuar në këshillin iniciues të serbëve të Podujevës dhe Kosovës.

Ata kërkojnë nga presidenti i Serbisë Vuçiç dhe ministri i jashtëm Daçiç por edhe nga anëtarët tjerë të qeverisë së Serbisë që urgjentisht të iu dërgojnë njoftim të gjithë faktorit ndërkombëtar për ndalimin e presionit dhe terrorit ndaj serbëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →