Gjermania do të tentojë të kthejë nderin në vend pas turpërimeve të njëpasnjëshme në kompeticionet madhore. Fakti që “Euro 2024” do të zhvillohet në tokën gjermane rrit presionin në ekipin e Nagelsman, ku tifozët nuk do t’ia falnin një tjetër dështim.
Por dy miqësoret e fundit duket si e kanë rikthyer dhimbjet e kokës Nagelsmanit. Raportimet e “Bild” kanë zbardhur dy formacione taktike që Julani po mendon të aplikojë në Kampionatin Europian, ku vetëm 5 lojtarë nuk ndryshojnë nga formacioni bazë.
PORTA – Manuel Nojer ishte ndjeshëm i favorizuar rreth numrit “1” te përfaqësuesja, por gafa në testin kundër Greqisë kanë sjellë një lumë kritikash. Mark-Andre ter Shtegen e ka shprehur zhgënjimin e tij në media, ndërsa Nageslman ende nuk e ka një plan të qartë se kush do e mbrojë katërkëndëshin.
PRAPAVIJA – Joshua Kimish ka demonstruar qëndrueshmëri në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe e ka të sigurt detyrën në këtë linjë. Miqësorja me helenët vuri në dukej pasigurinë e pastrimit të zonës nga Xhonatan Tah. Sapo Shloterbek u fut në fushë, pasiguria në prapavijë u zhduk. Antoni Rydiger konsiderohet lider i prapavijës, kështu që nuk vihet në diskutim detyra e titullarit. Në krahun e majtë të tjera dilema kanë dalë në sipërfaqe. Gjatë miqësoreve të muajt mars Maksimilian Miltelshtad prezantoi cilësi mbresëlënëse, e teksa u vlerësua zbulimi i Nagelsman, por me Ukrainën dhe Greqinë i mungoi kreativiteti në krahun e majtë, ndryshe nga tempi i furishëm me protagonist David Raum. Jo vetëm i shpejtë, por edhe saktësi në pasimet drejt fazës goditës.
“NDËRTUESIT” – Andrish dhe Kros kishin hedhur “rrënjë” para mbrojtjes, ndonëse ka rezerva për “organizatorin” e Leverkusenit. Mungesa e konsistencës tremb trajnerin gjerman, tjetër qasje nga sa ndodhi me përfshirjen e Paskal Gros. Ky i fundit shënoi golin vendimtar në testin me ballkanasit. Jo vetëm kaq, por i dha frymëmarrje ekipit në dalje.
MESFUSHA – Dy talentet Xhamal Musiala dhe Florian Virc projektohen “çelësi” i Gjermanisë, ndërsa pikëpyetja më e madhe në planet e Nagelsman konsiston mes Gyndoan dhe Sanes. Nëse Ilkai zbret në fushë nga minuta e parë, nënkupton se Leroi do të qëndrojë në stol, ndërsa skenarit tjetër përkon me Sane dhe Virc në linja dhe Musiala me profil “10”.
SULMI – Kai Havec dha sinjale pozitive se mund të shënojë pa problem edhe pse nuk është “pykë” e mirëfilltë. Gjithsesi statistikat e Fylkrug janë vërtetë të frikshme, 11 gola dhe 2 asist në 16 takime me “pancerat”, plus që bomberi i Dortmundit i plotëson të gjitha karakteristikat e numrit “9”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co