Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, një person ka goditur me thikë vajzën e tij, teksa raportohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Lajmin për ngjarjen e rendë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, i cili është shprehur për mediat në Kosovë, se 44 vjeçari pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit, ka sulmuar me thikë në shpinë vaujzën e tij 21 vjeçare.
“Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, theksoi ai.
Më tej, ai tha se është njoftuar grupi hetimor dhe hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit.
“Pas konsultimin e prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda i njëjti rekomandon të inicohet rast me vepër penale “Vrasje-në tentative”, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”, ka pohuar ai
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co