Presidenti i PL del pas tre orësh nga SPAK, Meta: Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të këtij narko-shteti që e mban në këmbë Dum-Dumani!

presidenti i pl del pas tre oresh nga spak meta jam pyetur ne cilesine e kundershtarit te ketij narko shteti qe e mban ne kembe dum dumani

































Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje.

ilir meta spak

Ilir Meta ka deklaruar se është marrë në pyetje në cilësinë e kundërshtarit të narkoregjimit që, sipas tij, e mban në këmbë kreu i SPAK, Altin Dumani.

“Unë jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshteti dhe këtij narkoregjimi që e mban në këmbë Dum Dumani”, u shpreh ai para gazetarëve, duke shtuar se “SPAK është kthyer në një parti bashkëqeverisëse të Edi Ramës”.

Presidenti i PL-së theksoi se Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë janë takuar me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

“SPAK është kthyer falë Dum Dumanit në një parti bashkëqeverisëse të Edi Ramës. Unë jam pyetur 3 orë kot më kot për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua, që kanë të bëjnë me veprime të të tjerëve, të miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve  të SPAK.

Unë jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshteti dhe këtij narkoregjimi që e mban në këmbë Dum Dumani, i cili në vend që të hetojë McGonigal të cilin e ka takuar ai dhe prokurorë të tjerë, në vend që të ndalojë Edi Ramën, inceneratorin, të ndalojë aferën e Portin e Durrësit të gjitha ato PPP që janë rrjedhja më e madhe financiare e këtij vendi merret me përrallat e laraskave të tij”, tha Meta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →