“Sot roli i INTERPOL është më kritik se kurrë”- Ministri Taulant Balla: Jemi gati të rrisim asistencën tonë dhe buxhetin

sot roli i interpol eshte me kritik se kurre ministri taulant balla jemi gati te rrisim asistencen tone dhe
sot roli i interpol eshte me kritik se kurre ministri taulant balla jemi gati te rrisim asistencen tone dhe

































Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij në mbyllje të Konferencës Europiane të Interpol e cila u mbajt në Tiranë, tha ndër të tjera se sot roli i kësaj agjencie është më kritik se kurrë.

Balla tha se INTERPOL është një organizatë e vjetër, e cila mbetet gjithmonë e rë falë inovacionit të vazhdueshëm.

Ai shtoi se në emër të qeverisë shpreh gatishmërinë për të rritur asistencën dhe buxhetin në mbështetje të asaj që INTERPOL bën.

Sipas ministrit, sot lufta kundër krimit kibernetik, mbetet një nga sfidat më të mëdha të kohës tonë.

Balla: Në Evropë, për si edhe në cdo vend të botës ku krimi nuk njeh kufinj, roli i INTERPOL është më kritik se kurrë, duke shërbyer si mburojë kundër kërcënimeve.

Parandalimi dhe lufta kundër krimit të organizuar janë dy shtyllat kryesore të strategjisë kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë fenomen.

Kjo përfshin përdorimin e teknologjive të avancuara dhe shkëmbimin e ngushtë mes agjensive. Kjo kërkon përkushtim të palëkundur dhe një qasje të unifikuar. Kjo do të thotë që të gjithë aktorët e përfshirë, duhet të punojnë së bashku për të zhvilluar strategji të përbashkëta dhe për kryer një front të fortë ndaj atyre që synojnë të minojnë rendin dhe sigurinë.

INTERPOL edhe pse është një organizatë e vjetër, mbetet gjithmonë e re, falë inovacionit të vazhdueshëm.

Lufta kundër krimit kibernetik, mbetet një nga sfida më të mëdha të kohës tonë.

Në kohën digjitale krimi kibernetik është bërë sfida kryesore. Ky lloj krimi nuk njeh kufij dhe shpesh është i lidhur me fushat e tjera të krimit.

Në emër të qeverisë time do të doja të shprehja gatishmërinë për të rritur asistencën tonë dhe buxhetin në mbështetje të asaj që INTERPOL bën.

Nuk mund të neglizhojmë domosdoshmërinë që secili të bëjë punën e tij, në këtë aspekt unë besoj se Shqipëria është në dukje.

Ne do të bëjmë disa ndryshime për një ligj të ri në Policinë e Shtetit shqiptar dhe në zyrën e aseteve.

Në anën tjetër ne do të vazhdojmë fort bashkëpunimin tonë për të fituar besimin nga publike duke luftuar pandëshkueshmërinë. Jam mirënjohës për atë që kemi bërë sëbashku deri tani.

Në muajt e fundit kemi regjistruar numra historik të atyre që janë arratisur për dekada. Kjo  po ndodh  vetëm falë agjensive si INTERPOL.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →