Vdiq pas dhunës së ushtruar nga dy të rinj, i jepet sot lamtumira e fundit 20-vjeçarit shqiptar! Varrimi i tij do të bëhet në Greqi

vdiq pas dhunes se ushtruar nga dy te rinj i jepet sot lamtumira e fundit 20 vjecarit shqiptar varrimi i tij do te behet ne greqi

































Në një atmosferë pikëllimi të thellë, të afërmit dhe miqtë do t’i japin sot lamtumirën e fundit 20-vjeçarit shqiptar, i cili vdiq pas një sherri të ndodhur pasditen e së martës në Greqi.

20-vjecari ne greqi

Varrimi i Orgitos do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas, në Chania.

Kujtojmë se i riu shqiptar ra pa ndjenja në mes të rrugës pak pas një sherri me dy 24-vjeçarë, të cilët janë arrestuar.

Momenti i rrëzimit të 20-vjeçarit,  i cili punonte roje plazhi, është regjistruar në një video të bërë publike nga Creta24.

20-vjeçari shihet duke ecur i mbështetur te një burrë në mes të rrugës dhe duke iu afruar trotuarit përballë bie.

Burri me të e kap para se të bjerë, përpiqet ta mbështesë në trotuar dhe ta ndihmojë.

Njerëzit mblidhen në vendngjarje, thërrasin urgjencën, të gjithë përpiqen të ndihmojnë 20-vjeçarin, por ai humbet ndjenjat në sekonda.

Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, ishte e pamundur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →