EURO 2008/ Kur Shqipëria akuzohej për trukime, Bariç s’u besonte humbjeve me Bjellorusinë dhe Rumaninë

euro 2008 kur shqiperia akuzohej per trukime baric su besonte humbjeve me bjellorusine dhe rumanine
































Pas eksperiencave të Dosenës dhe Brigelit në eliminatoret e “Euro 2008”, kuqezinjtë udhëhiqen nga një tjetër i huaj, Oto Bariç. Kroati i niste kualifikueset e Grupit G me një barazim 2-2 me Bjellorusinë në Minsk. Shqipëria humbi 2-0 në Tiranë me Rumaninë.

Bariç

Pas humbjes 2-1 në Amsterdam me Holandën (shënonte nga distanca një gol spektakolar Debatik Curri) erdhën dy barazime radhazi pa gola: me Slloveninë në Shkodër dhe Bullgarinë në Sofje. Dy fitore me Luksemburgun: 2-0 në Tiranë dhe 3-0 në Luksemburg, do rikthenin pretendimet e Kombëtares për t’u pozicionuar më lart. Por humbja 1-0 e minutës së fundit me Holandën në “Qemal Stafa” dhe sërish dy barazime rresht me Slloveninë e Bullgarinë, mbajtën gjallë shpresat e një fundi të bukur të kualifikueseve.

Kjo deri në humbjen 4-2 me Bjellorusinë në “Qemal Stafa” dhe 6-1 me Rumaninë në Bukuresht (me Oto Bariçin të pezulluar në të dyja ndeshjet). “Plakushi” akuzonte jopublikisht se skuadra nuk i ishte përgjigjur në fushë dhe dyshonte për trukime. “Lojtarët përdhosën flamurin kombëtar”, – ishte reagimi i kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango, pranonte se kishte prova nga dëshmitë e lojtarëve. Mirëpo, akuzat s’u vërtetuan kurrë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →