REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA KUSHTETUESE
KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
DREJTORIA EKONOMIKE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE
SHPALLJE VENDI VAKANT
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në vendimin e Kuvendit nr. 35/2024, datë 11.04.2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, të ndryshuar,
- Shpall vendin vakant për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse”, pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “DREJTOR I DREJTORISË EKONOMIKE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE”:
- a) Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në shkenca ekonomike;
- b) Të ketë të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në nivel drejtues e menaxherial;
- c) Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
- Marrëdhënia e punës me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rregullohet nga dispozitat e ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
- Bazuar në vendimin e Kuvendit nr. 35/2024, datë 11.04.2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, të ndryshuar, kategoria e pagës për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse”, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, është I-4.
- Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me Certifikatë Sigurie, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188, datë 04.03.2015.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 12 qershor 2024 deri më 01 korrik 2024, në një nga format e dhëna më poshtë:
- Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 03, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 01 korrik 2024, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
- Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 12 qershor 2024 deri më 01 korrik 2024, në adresën [email protected]. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
- Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar. Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
- Dokument që vërteton që nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-8.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co