Qeveria e Skocisë ka lejuar lirimin para kohë të të burgosurve si pjesë e planit për të lehtësuar presionin në burgjet e vendit.
Rreth 514 të burgosur do të lirohen duke filluar nga fundi i muajit, raportoi SkyNeës.
Të burgosurit që kanë dënime të shkurtra me më pak se katër vjet, që u kanë mbetur 180 ditë ose më pak qëndrim në burg do të merren parasysh për t’u liruar.
Të burgosurit me dënime me burgim të përjetshëm apo ata të dënuar për dhunë seksuale ose terrorizëm do të përjashtohen automatikisht nga programi.
Lirimi i tyre do të bëhet në katër faza.
Në fazën e parë do të lirohen ata që u kanë mbetur më pak se 45 ditë në burg, në fazën e dytë ata me 45-89 ditë të mbetura, në fazën e tretë me 90-134 ditë dhe në fazën e fundit do të lirohen të burgosurit që u kanë mbetur 135-180 ditë.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co