Gjermania po planifikon një ligj të ri për ta rritur numrin e forcave ushtarake, ministri i Mbrojtjes: Personave mbi 18 vjeç do t’u dërgohet një letër dhe…

gjermania po planifikon nje ligj te ri per ta rritur numrin e forcave ushtarake ministri i mbrojtjes personave mbi 18 vjec do tu dergohet nje leter dhe

































Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius bëri të ditura të mërkurën planet për legjislacion të ri, që do të ndihmonte në plotësimin e radhëve të varfëruara të forcave të armatosura, për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit.

ushtria gjermane

Pistorius ka thënë se projektligji i propozuar do t’i lejonte qeverisë t’u dërgonte letra të gjithë të rinjve që mbushin 18 vjeç, që i bie rreth 400,000 çdo vit, duke pyetur për vullnetin dhe aftësinë e tyre për të shërbyer në ushtri, raporton AP.

Sipas ligjit, ata që marrin letrën duhet të plotësojnë pyetjet. Më pas ushtria do të ftonte të interesuarit për të kryer një kontroll mjekësore, dhe do të zgjidhte më të kualifikuarit për të shërbyer në ushtri për një periudhë 6-23 muaj.

Duke folur me gazetarët në Berlin, Pistorius shpjegoi se nivelet e kërcënimit kanë ndryshuar nga ato që ishin disa vite më parë.

“Rusia po bën një luftë kundër Ukrainës për dy vjet e gjysmë, ajo jo vetëm që po vë në pikëpyetje rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, por po e shkatërron atë. Kjo është një situatë e re kërcënimi”, ka deklaruar Pistorius.

Fushata është pjesë e përpjekjeve për të rritur numrin e forcave aktive në 203,000 nga shifra aktuale që është pak më pak se 181,000. Gjermania kishte mbi 500,000 trupa gjatë Luftës së Ftohtë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →