Muzeu historik i Iballës, kur gjithçka nis nga e para! U ringrit në kuadër të kremtimeve të 120-vjetorit të shkollës shqipe laike

muzeu historik i iballes kur gjithcka nis nga e para u ringrit ne kuader te kremtimeve te 120 vjetorit te shkolles shqipe laike

































Ing. Kol Dedaj/ Një vlerë e shtuar e zonës Iballë tashmë është edhe ngritja e muzeut të shkollës dhe fshatit. Në Iballë deri në fillim të viteve “90 të shekullit të XX kishte një muze historik të shkollës, i cili me zhvillimet e viteve të tranzicionit pluralist u eliminua plotësisht. Ndaj lindi nevoja që gjithçka të bëhej nga e para. Ky muze u ringrit në kuadër të kremtimeve të 120-vjetorit (1903-20023) të hapjes së shkollës shqipe laike në Iballë me 28.10.2023 e para në viset e Pukës dhe ndër të parat në Shqipëri.

a

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim i kryesuar nga Pal Vukzaj dhe mbështetjen e pa lodhur e profesionale nga Leka Ndoja, bëri një punë voluminoze pasi muzeu do të kishte jo vetëm historinë e shkollës, por dhe të fshatit Iballë. U miratua konceptimi i tij, numri dhe përmasat e stendave në varësi të ambientit muzeal, i cili ka sipërfaqe 112 m2. Shpërndarja e stendave horizontale dhe banerave vertikale të përshtatura u be sipas konceptit kronologjik të periudhave kohore nga antikiteti, në mesjetë e deri në vitin 2023, sipas ngritjes arkitekturore të kombinuar me ndryshimet strukturore dhe ndarja kronologjike historike. Aktivitetet e këtij jubileu gjeten pasqyrim pothuajse të gjitha si ato, shkencore, publicistike, socialekonomike, muzeale, kulturore-artistike, etj., në librin «Shkolla Iballë, Vatër Dije e Kulture» përgatitur për botim nga ing. Kol Dedaj. Në këtë botim krejt natyrshëm janë përfshirë studime që në një rrafsh më të gjerë dalin përtej historisë së shkollës dhe Iballës si pjesë e Dukagjinit. Për vet vlerat e kësaj “shkolle historike” jubiletë e saj janë festuar edhe më parë, por madhështia e 120-vjetorit ishte e pa parë deri me tani ndër këto vise.

Një rol thelbësor në shkëlqimin e këtij 120-vjetori pati inicuesi, sponsori kryesor e kryetari i komisionit të festimeve z. Dedë Malutaj njëkohësisht sponsor i botimit të mësipërm. Me, aktmarrëveshjen më datë 31. 09. 2023 mes Bashkisë Fushë-Arrëz, Drejtorisë Rajonale Arsimore Lezhë dhe Sponsorit kryesor, kompania “JUNIK” Sh.p.k, funksionoi komisioni i festimeve i cili kishte në përbërje 45-anëtarë dhe 22 nën komisione dhe grupe pune, të cilët përballuan një punë voluminoze që u kurorëzua me sukses. Në mënyrë të veçantë në këtë botim spikat kontributi i drejtpërdrejtë në hapjen e shkollës Iballë nga Frrok Kol Pemati, Palush Pjetra, Kol Nik Alia, Vocërr Prela të mbështetur nga rilindasit vëllezërit Imzot Lazër Mjeda dhe Dom Ndre Mjeda, duke mos lënë pa përmendur ndihmën financiare të Qeverisë së atëhershme të Austro-Hungarisë.

Me shumë interes është në këtë botim është edhe kontributi i protagonistëve të shkollës, nxënësve dhe mësuesve të saj, përgatitja e festimeve, kumtesat e sesionit shkencore, ngritja e muzeut të shkollës dhe fshatit Iballë, mbajtja e panairit të librit dhe e panairit Agro Puka, hapja e ekspozitës me peizazhe, aktivitetet kulturore e artistike, lista me sponsorit evenetit, pasqyrimi mediatik e publik i këtij eventi, përshëndetjet e personaliteteve, albumi fotografik, etj.

Dalja në dritë e këtij botimi gëzoi një masë të madhe dashamirës të atdhetarisë, dijes, kulturës iballase, Pukjane e Kombëtare, kjo e shprehur në qindra prononcime e urime nga akademikë, profesor, doktor, studiues, intelektual, etj., por me sa duket për syrin e keq pati edhe të hidhëruar siç ishte rasti sporadik i z. Xhemal Meçi i pasqyruar në gazetën “Veterani”, maj 2024, nr.2(431), f.13. Botimi ‘’Udhëtimi nëpër viset e Drinit e të Vardarit 1863, Iballa sipas albanologut të shquar Hahn, ndaj për sa më sipër bëjë këtë refleksion të pa dëshiruar, por të kërkuar prej tij. Ai sipas modulit bolshevik, për të cilin qimja në syrin e tjetrit është më e madhe se trau në syrin e tij, merr një pikë ujë në det e tjerr në ajër, hidhet degë më degë dhe rreket t’ia servirë opinionit si një stuhi për të mbuluar të vërteten:

Së pari, duhet pohuar se nuk përgatita për botim as një kolanë dhe as një libër enciklobedie por, një përmbledhje kryesisht të festimeve të 120- vjetorit të hapjes së kësaj vatre dije e kulture, shkollës Iballë e bazuar në të gjitha aktivitetet e këtij jubileu, ku boshti kryesore janë kumtesat e sesionit shkencor dhe referimi i të dhënave historike të marra në muzeun e shkollës dhe fshatit Iballë, etj.

Së dyti, qeftmbetësi ka një kohëzgjatje të veprimtarisë së tij studimore mbi gjysmë shekullore dhe nuk përgatiti kurrë një libër as për shkollën, as për fshatin, as për zonën Iballë, ndonëse u mbështet plotësisht edhe nga shteti, madje edhe me leje të posaçme si rrallë kush!?.

Së treti, historia e pasur, e lavdishme dhe qindra vjeçare e trevës së Iballës, por dhe e shkollës së saj shqipe 120 vjeçare, ju krijoj mundësinë studiuesve ta gjurmojnë atë në shume rrafshe, duke sjellë punime të dobishme për lexuesin.

Së katërti, hatërmbetësi flet për lidhjen e titullit me përmbajtjen, por nuk thotë se në të gjithë aktivitetin dhe në përmbajtjen e librit tema kryesore ishte shkolla Iballë si vatër e simbol dije, kulture e atdhetari, ndaj për mua nuk mund të jetë më pak, apo më e vogël, pse e do ai? Por, nuk e kuptojmë se si ka mundësi që këto fjalë të mrekullueshme shqipe dhe titullin e botimit nuk i përmend në asnjë paragraf të tij qoftë në respekt të së vërtetës së shkollës e të fshatit Iballë, qoftë në respekt të shkollës shqipe për të cilën u martirizuan korifenjtë e letrave shqipe si Shtjefen Gjeçovi (Dëshmor i Atdheut), Petro Nini Luarasi, etj., apo në respekt të autorit i cili në mënyrë vullnetare bëri një punë që nuk ishte bërë më parë. E për më tepër nëse shkolla historike Iballë për juve i nderuar XH. M. nuk është vatër dije e kulture, çfarë mund të jetë tjetër!?

Së pesti, me resë pa masë duke mos thënë të vërteten se gjoja nuk janë pyetur në mënyrë përcaktore Dr. Viktor Maluta plus Abdyl Arif, të cilët në të vërtetë janë pyetur jo vetëm me gojë e madje jo vetëm ata. Së gjashti, përmes dezinformimit vazhdon me të pavërteta kur pohon se nuk është cituar poeti Prenush Gega “Artist i Merituar” gjë e cila është mjaft mirë e përshkruar në f.161 të botimit.

Më tej, shumë konfuz z. Xhemal M. rrekët duke ju referuar pjesërisht albanologut Hahn në udhëtimin e vitit 1863 pa asnjë lidhje me hapjen e shkollës Iballë 1903 dhe festimet e 120 vjetorit 2023 (40 vjet para hapjes së saj dhe 160 vjet nga festimet), duke kapërcyer e transferuar diku tjetër dhe pikërisht përse është përdoru fjala ‘’Dukagjin i Vjetër’’, që aq shumë e paskërka brengos e rënduar ky emër historik Kombëtar, që sipas tij na qenka edhe “antishkencore” nga i cili e kaplon ankthi të shkretin dhe hedhë këtë shashkë tymuese për të mbuluar të vërteten:

Së pari, i nderuar, janë të shumtë studiues, historianë, albanologë, profesorë, doktorë shkencash historike vendas dhe të huaj por, edhe burime të shumta arkivore dhe hartografike shkencore, të cilat origjinën e dukagjinëve e lidhin me Pukën e sotme. Në pamundësi për t’i trajtuar në këtë shkrim të gjithë po përmendim konkluzionet mbi emrin “Dukagjin” nga dokumentet Britanike, “Personnage- albanie-Les Clans et le Peupe- Admiralty War Staff- Intelligence division, botmet IDK/Linus”:

1- Emri Dukagjin në kuptimin e përgjithshëm përdoret për të treguar fiset e “6-bajrakeve” (Shalën, Shoshin, Dushmanin, Toplanën, Nikaj-Merturin);

2- Në kuptimin me të saktë emri Dukagjin përdoret për të treguar “7-bajraqet e Dukagjinit” domethënë: Berishën, Pukën, Iballën, Qerretin, Kabashin, Bugjonin, Malziun (Spas);

3- Në kuptimin edhe më të saktë emri Dukagjin përdoret për të treguar një zonë të përbërë prej “3-bajrak”, atë të fisit Berishës si dhe Thaç (Bugjonin dhe Iballën);

4- Nganjëherë emri i Dukagjinit, përdoret edhe për të gjithë hapësirën midis Drinit dhe Mirditës (më të zgjeruar shiko, Dedaj, K. “Gazeta e Alpeve”, Formi, Shtrirja dhe Coptimi i Principatës së Dukagjinëve, datë 16.06.2023, nr.90, f.16-19).

Së dyti, me copëtimin e Principatës së Dukagjinëve (1602) u krijuan njësi, krahina, zona, distrikte të reja. Albanologu i shquar Zojzi i konsideruar nga elita Akademike si ati themelues i Etnografisë Shqiptare shpjegon: Popullsia nga “Dukagjini” u dynden nga territori i tyre dhe hynë në atë të Malësisë. Në veri “9- male” u quajtën “Malësi e Madhe”, “3-Male” në jug u quajtën “Malësi e Vogel”, kurse në mes tyre u krijua një grup i tretë i quajtur “Dukagjin” që për ta dalluar nga baza e tyre filluan ta quajnë “Dukagjin i RI”, kurse bazën “Dukagjin i Vjetër” (Etnografia shqiptare, Rr. Zojzi, Tiranë 1962, f.42).

Së treti, emri mundet të ndryshoj në vartësi të rrethanave të kohës por nga pikëpamja shkencore nuk mund të ndryshojë materia. Së katërti, Ka me dhjetëra harta nga historian vendas dhe të huaj, studiues e albanolog që Pukën e sotme e përcaktojnë si Dukagjin zanafillor përfshire edhe albanologun e shquar Dr.Milan Shuffly. Së pesti, në periudha të caktuara kohore e historike që nga mesjeta, për të treguar Pukën e sotme janë përdorur emërtime të ndryshme si: Dukagjin, Lekni, LekaGjin, Rajoni i Dukagjinit, “7-Bajrakët e Dukagjinit”, Distrikti i Dukagjinit, “Dukagjini i Vjetër” në kuptim e kontekst për ta dalluar atë nga “Dukagjinat e Ri” që u krijuan e që e kishin për nderë e lavdi për të mbajtur këtë emër historik.

Pra, shkrim shkruesi në mënyrë arbitrare pa përdorur të dhëna shteruese shkencore dhe duke keqpërdorur dhe nxjerrë jashtë kuptimit dhe kontekstit materialin e marrë në mënyrë sporadike mohon, shpif dhe gënjen për mungesën e “Dukagjinit të Vjetër”.

I nderuar Meçi, me shumë kujdes e dashamirësi nga ana ime për të gjithë atë kumunitet arsim e dijedashës dhe atdhetar, as në sesionin shkencore të mbajtur në Iballë me datë 28. 10. 2023 dhe as në librin e botuar me ISBN: 9789928900067, nuk është analizuar djegia e shkollës, ndërkohë që ju kamufloni, shpifni, gënjeni e dezinformoni për një gjë të tillë, çka ju buron nga gjendja juaj e errët, dukshëm në një panik intelektual të rrënuar e inferior nga kjo formë sjellje prej jush, duke mos plotësuar as gjymtyrët e fjalisë!?. Madje shkoni deri atje sa me formimin e një arroganti mesjetar të jepni atributin e të ashtuquajturit studiues (mediokër).

Në bazë të fjalorit të gjuhës së sotme shqipe kemi: Studiues (m), është Ai, që merret me studime, ai që bënë kërkime në ndonjë lëmë të shkencës ose përpiqet të njohe më mirë e më thellë diçka. Në parantezë e me modesti shkurtimisht jam i detyruar të shpjegoj se kam arsim universitar dhe pasuniversitar si dhe kualifikime brenda dhe jashtë vendit dhe jam autor i disa librave, veprave shkencore të miratuara, kumtesa, studime, botimeve të vazhdueshme në shtypin periodik që nga viti i largët 1987 (37 vjet). Pra, edhe në këtë rast juve, gënjeni, trilloni, shpifni e linçoni.

Qasja e Z. Xhemal M. e bazuar në gabime e deformime shkencore, trillime, shpifje, gënjeshtra, dezinformim, nxjerrje jashtë kuptimit e konteksti, linçime është antishkencore, jo serioze, e pa besueshme, e papranueshme, dhe e shpërfillshme. Muzeu i shkollës dhe fshatit Iballë meriton ngritjen në nivelin e një muzeu Kombëtar, puna e bërë dhe dalja e botimit “Shkolla Iballë, vatër dije e kulture” le të shërbej si një gurë themeli në pasqyrimin e vlerave dhe historisë së shndritshme e të lavdishme të kësaj treve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →