“Sali Berisha, pjesë e Grupit Parlamentar”/ Tritan Shehu-maxhorancës në Kuvend: Ia mohuat kryetarit të PD-së këtë të drejtë! I bëtë represion deputetëve demokratë

sali berisha pjese e grupit parlamentar tritan shehu maxhorances ne kuvend ia mohuat kryetarit te pd se kete te drejte i bete represion deputeteve demokrate

































Deputeti i PD-së, Tritan Shehu është shprehur në Kuvend se mazhoranca ka bër represion ndaj ligjvënësve demokrat dhe i ka mohuar kryetari të kësaj force politike të drejtën për të qenë anëtar i Grupit Parlamentar të kësaj force politike.

tritan shehu

Shehu u shpreh se “shpresoja që seancën ta fillonim duke bërë një reflektim se ku të çojnë gabimet, shkelja e demokracisë, rregullores, që na mbrojnë neve nga këneta ku ramë”.

Ai theksoi se Sali Berisha është pjesë e grupit parlamentar të PD duke shtuar se “të tjerat janë elementë që lidhen me burgosjen e tij poltike, jam i bindur që do të zgjidhjen nga përballja popullore me regjimin”.

“Deformimi i thellë që iu bë këtë grupit parlamentar të PD-së, për represionin e thellë që iu është bërë këtu deputetëve të PD për mohimin e të drejtës të kryetarit të PD për të qenë anëtar i grupit të PD, cenimi i kësaj të drejte cenon rëndë demokracinë.

Shpresoja që seancën ta fillonim duke bërë një reflektim se ku të çojnë gabimet, shkelja e demokracisë, rregullores, që na mbrojnë neve nga këneta ku ramë. Ju kërkoj menjëherë të rivendosni së paku këtë të drejtë të madhe, Sali Berisha është pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie politike, të tjerat janë elementë që lidhen me burgosjen e tij poltike, jam i bindur që do të zgjidhjen nga përballja popullore me regjimin”, tha Shehu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →