Apeli i hoqi vulën dhe logon, reagon Basha: Betejën nuk e bëjmë për karrige! Krijimi i një force të re politike? Ja si përgjigjet ish-kryetari i PD

apeli i hoqi vulen dhe logon reagon basha betejen nuk e bejme per karrige krijimi i nje force te re politike ja si pergjigjet ish kryetari i pd

































Lulzim Basha thotë se pavarësisht se Apeli i hoqi logon dhe vulën e PD, beteja do të vazhdojë. Në një prononcim para nisjes së takimi me strukturat, Basha u shpreh se beteja nuk bëhet për logo apo për karrige, por për idealet e demokratëve.

basha

Ai tha se nuk komenton vendimin e gjykatës, por u shpreh se do të diskutohet për hapat e mëtejshëm, nëse do të çojnë apo jo në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa i pyetur për mundësinë e krijimi të një force të re politike, Basha nuk dha një përgjigje direkte.

Basha: Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës.

Vendimet për hapat do ti diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektives….

Pyetje: Si ta marrim këtë si një forcë e re politike?

Basha:…të një Shqipëria që meriton shumë më shumë sesa ka sot.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →