“Do të mbetet simbol qëndrese dhe sakrifice”- Begaj: Fryma e Lidhjes së Prizrenit mbajti gjallë shpirtin kombëtar të Kosovës për gati një shekull pushtimi serb

do te mbetet simbol qendrese dhe sakrifice begaj fryma e lidhjes se prizrenit mbajti gjalle shpirtin kombetar te kosoves per gati nje shekull pushtimi serb

































Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shprehet se Lidhja e Prizrenit është një prej ngjarjeve të para të mëdha të krijimit të vetëdijes sonë kombëtare dhe nisjen e lëvizjes për të bashkuar të gjitha trojet e të gjithë shqiptarët.

448201403_434067402732369_3444308780022215186_n

Ai shton se Lidhja e Prizrenit do të mbetet përjetë simbol sakrifice dhe do të ketë një vend të lartë në historinë tonë kombëtare.

“Lidhja e Prizrenit do të mbetet përjetë simbol i kësaj qëndrese e sakrifice dhe do të këtë një vend të lartë në historinë tonë kombëtare”, thotë ndër të tjera Begaj.

Postimi i plotë:

Lidhja e Prizrenit shënjon një prej ngjarjeve të para të mëdha të krijimit të vetëdijes sonë kombëtare dhe nisjen e lëvizjes për të bashkuar të gjitha trojet e të gjithë shqiptarët.

Ajo që ndodhi më 10 qershor 1878, ku patriotë nga çdo krahinë e vilajeteve shqiptare deklaruan në një zë se çdo pëllëmbë tokë nga dheu shqiptar do të mbrohet me gjak, ishte një akt sublim që dëshmon fuqinë e një kombi, shpirtin e një populli për të sakrifikuar gjithçka për lirinë dhe identitetin kombëtar.

Lidhja e Prizrenit do të mbetet përjetë simbol i kësaj qëndrese e sakrifice dhe do të këtë një vend të lartë në historinë tonë kombëtare.

Fryma e Lidhjes së Prizrenit shoqëroi kryengritjet para pavarësisë, ajo frymë ishte në Kuvendin e Vlorës dhe po ajo frymë mbajti gjallë shpirtin kombëtar në Kosovë për gati një shekull pushtim serb, derisa solli pavarësinë.

Nderim përjetë patriotëve dhe luftëtarëve të Lidhjes  historike të Prizrenit!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →