EKSKLUZIVE/ Dy futbollistë kthehen tek Egnatia, rrogozhinasit nisin përgatitjet për Championsin

ekskluzive dy futbolliste kthehen tek egnatia rrogozhinasit nisin pergatitjet per championsin

































E teksa pushimeve u erdhi fundi, ditën e sotme Egnatia nis grumbullimin për të vijuar përgatitjet për sfidat që do të ketë në turin e parë eliminatorë në kompeticionin UEFA Champions League.EGNATIARrogozhinasit do të kryejnë të gjitha seancat stërvitore në stadiumin “Arena Egnatia” kryesisht në orët e vona të pasdites për të evituar sadopak temperaturat e larta. Në qytetin e Rrogozhinës ka zbarkuar Hysen Memolla, i cili mbylli huazimin 6 mujor në kampionatin rumun me skuadrën e Çindia Targovistës me të cilën luajti rregullisht titullar, duke zhvilluar paraqitje të kënaqshme. 31-vjeçari ia doli të merrte minutat e nevojshme me ekipin e drejtuar nga Diego Longo me qëllim për të mos humbur në aspektin fizik. Memolla do të jetë një vlerë e shtuar për kampionët e Superiore për cilësitë që disponon dhe eksperiencën që ka mbi supe.

“Djali i shtëpisë” ndër të tjera mund të ndihmojë jo pak trajnerin Edlir Tetova, pasi ish-lojtari i kombëtares kuqezi luan në qendër si dhe në të majtë të mbrojtjes. Dy pozicione të cilat nuk kanë shumë alternativa tek bardhëjeshilët. Redi Kasa, i cili ishte i huazuar këtë sezon te skuadra e Lubjanës në kampionatin slloven nuk mundi të bind, duke luajtur me pikatore. Anësori i djathtë realizoi 1 gol dhe 2 asiste dhe do të rikthehet sërish tek Egnatia, e cila ka kartonin e 24-vjeçarit.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht përmes presidentit Agim Demrozi se Kasa do të jetë i gatshëm për sezonin 2024-2025 me skuadrën e Egnatias. Lojtari i formuar te skuadra e Parmës në futbollin italian ka treguar cilësi të admirueshme ku falë shpejtësisë dhe driblimeve bëhet gjithnjë asfiksues në të djathtë të sulmit. Drejtuesit e Egnatias përpos rinovimit me disa futbollistë që ka në dispozicion po punon për të afruar në gjirin e skuadrës 4 futbollistë.

Prioritet janë një mbrojtës qendre i djathtë, një mesfushor me tipare organizative, një anësor i majtë në sulm dhe një bomber që garanton gola në repartin ofensiv. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodh në ditët në vijim, por ajo që ka kërkuar trajneri Edlir Tetova është fakti se ai kërkon që blerjet të finalizohen sa më shpejt me qëllim për tu njoh dhe ambientuar me taktikat e tij.hjh

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →