Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropan dhe kandidatja për Partinë Popullore Evropian të qendrës së djathë (EPP), iu është drejtuar simpatizantëve, të cilët e kanë pritur me avacione “pesë vjet të tjera, pesë vjet të tjera”.
“Kemi pasur një fushatë fantastike, ishim të vendosur, ishim të bashkuar, ia dolëm dhe tani fituam zgjedhjet evropiane ,” tha ajo.
“Kjo është një ditë e mirë për EPP-në”, bërtiti ajo duke duartrokitur. “Ne i fituam zgjedhjet.Së pari dua të falënderoj votuesit që na besuan votën e tyre dhe llogaritën tek ne,” tha ajo.
Von der Leyen u tha aktivistëve të saj që të shijonin mbrëmjen, por që nga nesër ishte “punë” për t’u ofruar votuesve në të gjithë Evropën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co