Kthimi i Toni Kros, Nagelsman zbulon “kërkesat” e mesfushorit për t’u bërë përsëri pjesë e Gjermanisë

kthimi i toni kros nagelsman zbulon kerkesat e mesfushorit per tu bere perseri pjese e gjermanise
































Toni Kros u largua nga përfaqësuesja gjermane në vitin 2021, por ai i çuditi të gjithë në shkurtin e këtij viti teksa u bë përsëri pjesë e “panzerave”. Ai pritet të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Nagelsman në Euro 2024, pas të cilit do të varë përfundimisht këpucët në gozhdë.

kros

Vetë trajneri i Gjermanisë zbuloi në konferencë për shtyp se çfarë kishte qenë ajo që e kishte bindur mesfushorin dhe cilat kishin qenë kërkesat e tij.

“Ai më pyeti në mënyrë direkte se çfarë po planifikonim. Ai dëshironte të dinte qartësisht çfarë ndryshimesh do bëheshin që të ishim përsëri të suksesshëm. Ai dëshironte të ndjente se kishte një mundësi të madhe që ne t’ia dilnim mbanë. Dhe më pas më tha: Ok, do të bashkohem. Jo menjëherë, por në një moment të caktuar.

Ne kemi qenë në kontakt vazhdimisht dhe kemi folur rreth futbollit. Edhe kur nuk isha trajneri i kombëtares”, zbuloi trajneri i Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →