Sokol Jareci ul Kombëtaren para monitorit, takim me kuqezinjtë për ndryshimin e rregullores në EURO 2024

sokol jareci ul kombetaren para monitorit takim me kuqezinjte per ndryshimin e rregullores ne euro 2024

































Rregulloret e aktiviteteve ndërkombëtare ndryshojnë vazhdimisht dhe UEFA ka bërë disa modifikime kohët e fundit sa i përket arbitrimit. Vendimi që me gjyqtarin të komunikojë vetëm kapiteni, pritet të jetë një nga rregullat që do të përforcohen në aktivitetin që nis në fundjavë, ndaj është bërë e nevojshme që ky rregull dhe ndryshime të tjera, t’u shpjegohen me qartësi lojtarëve pjesëmarrës.

jareci kombetarja-Kaiserau2-1536x1024

Për këtë arsye, në grumbullimin e Kombëtares në Gjermani sot ka qenë i pranishëm Sokol Jareci, i cili ka shpjeguar të gjithë këto ndryshime për futbollistët, në një seancë të mirëfilltë analize para monitorit.

NJOFTIMI I FSHF

UEFA sot ka filluar zyrtarisht një tur takimesh me të gjitha ekipet pjesëmarrëse në fazën finale të EURO 2024 me temën “Referees meet the teams”. Ky takim përmban një prezantim të rregullores së arbitrimit se si lojtarët ndëshkohen në rastet e ndërhyrjeve të gabuara ndaj kundërshtarit, prekjet e tipit me dorë kur janë të ndëshkueshme dhe kur jo, simulimet në zonën e penalltisë, por edhe në fushe, tërheqjet dhe mbajtjet se si do ndëshkohen, etj.

Për të realizuar këtë tur takimesh UEFA ka angazhuar të gjithë instruktorët dhe dizenjatorët e arbitrave nga të gjithë federatat anëtare.

I dërguari i UEFA-s në takimin e zhvilluar sot me futbollistët dhe stafin teknik të Kombëtares shqiptare në kampin bazë të kuqezinjve në Kaiserau ishte shefi i arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, i cili i shpjegoi edhe një herë skuadrës rregulloret dhe mënyrën se si duhet të sillen me arbitrat.

Ne muajin prill të gjithë trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në finalet EURO 2024 u takuan ne Gjermani dhe ndër shumë tema të diskutuara ajo që i solli të gjithë unanim ishte “Të ruajmë imazhin e lojës së futbollit”.

Arbitri në kohet moderne merr gati 200 vendime brenda një ndeshje duke përfshirë edhe sistemin VAR, por këto vendime nuk mund t’i marrë nën presionin e 22 lojtarëve, të cilët shpeshherë e rrethojnë atë duke e vendosur nën trysni edhe kur një situate po kontrollohet nga sistemi VAR.

Për të rritur besueshmërinë te procesi i vendimmarrjes, është në të mirën e të gjithë aktorëve në fushë që në momentet kyçe lojtarët duhet ta dine atë çfarë komunikon arbitri me sistemin VAR dhe kjo te realizohet nëpërmjet komunikimit me kapitenin e skuadrës.

Kjo lartëson më shumë figurën e kapitenit, i cili është personi që do të marrë informacionin zyrtar për një vendim kyç, por gjithashtu është përgjegjës për sjelljen dhe reagimet e lojtarëve të tjerë të ekipit të cilët do të ndëshkohen disiplinarisht në qoftë se injorojnë këshillat e kapitenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →