Zinedin Zidan, njihet si një ndër lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, dhe gjithashtu fituesi i “Topit të Artë” 1998. “Zizu” ka luajtur gjithashtu edhe me fanellën e Real Madridit, por edhe i drejtoi “Los Blancos” në tre triumfe në Ligën e Kampioneve radhazi.
Së fundmi ish-mesfushori ka dhënë një intervistë ku ka komentuar transferimin e Kilian Mbapesë në Madrid:
“ Mbape është vetëm në fillim të karrierës së tij, por ai tashmë ka lënë gjurmë në futbollin francez dhe gëzon një njohje globale që shkon përtej kufijve të futbollit. A mund të krahasohet ai me legjenda të tjera si Kopa, Fontaine apo vetë unë? Unë mendoj që ai do t’i kalojë të gjithë. Duhen respektuar të gjithë këto lojtarë, dhe unë mendoj se ai e bën. Gjithashtu mendoj se duke e parë atë, do t’i tejkalojë të gjithë të tjerët.”
“I lirë dhe i lehtësuar”, kështu mund ta përshkruajmë gjendjen e Mbape tani që transferimi i tij në Madrid është kryer me sukses. Ai tani do të përpiqet të lërë gjurmë këtë sezon që vjen, pas një largimi të diskutueshëm nga ekipi i PSG-së si “lojtar i lirë”. Kampionati Europian është shumë afër dhe Mbape, do të mundohet ta fitojë atë për herë të parë në karrierë me kombëtaren e Francës.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co