Ish-kapiteni i Partizanit, Ertan Demiri Ă«shtĂ« emĂ«ruar drejtor sportiv i Gjilanit nĂ« elitĂ«n e futbollit kosovar. Lajmi Ă«shtĂ« konfirmuar nga vetĂ« klubi bardhekuq, ku Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe prezantimi i Demirit, mĂ« parĂ« ka ushtruar edhe funksione tĂ« larta sportive te Shkupi dhe Trepça 89â.
Për sa i përket karrierës si futbollist, Demiri, tashmë 45-vjeç, në të kaluarën ka qenë pjesë e Shkëndijas, Partizanit, Metalurgut të Shkupit, Lokerenit, Al-Tawoun, Rabotniçkit, Slogës dhe Vardarit.
Me fanellën e Partizanit, mesfushori u aktivizua 34 ndeshje ku arriti të shënonte 3 gola. Gjithashtu në vitin 2009, Demiri ka regjistruar edhe 1 sfidë me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co