Kombëtarja shqiptare e futbollit do të jetë e para që përveç Gjermanisë organizatore, do të zbarkojë në vendin ku zhvillohet ky edicion i Kampionatit Europian të Futbollit. Kuqezinjtë do të udhëtojnë sot drejt Kamen-Kaizerau ku do të ketë qendrën e grumbullimit.
E gjithë qyteza e vogël e Kamen është çuar në këmbë për të përgatitur pritjen ndaj ekipit shqiptar, teksa hoteli dhe pjesë të rrugëve kryesore janë mbushur me flamuj shqiptar apo me parulla mikpritje.
Edhe qendra stërvitore dhe ambientet e saj janë përshtatur me mbishkrimet për Shqiëprinë, teksa fusha është rrethuar me një mbulesë të madhe të zezë që të mos lejojë “spiunimin” e punës që do të bëjë Silvinjo me kuqezinjtë në fushë.
Ndërkohë, në hotelin ku qëndron Kombëtarja, stafi ka marrë udhëzimet e mënusë ushqimore. Vendasit raportohet se janë çuditur paksa nga zgjedhja që ka bërë Shqipëria për të mos marrë kuzhinier me vete në një eveniment të tillë, siç bëjnë pjesa më e madhe e përfaqësueseve në ditët e sotme. Sipas kuzhinieres Sandra Braier, ajo dhe kolegët e saj kanë bërë gjithçka gati, edhe për produktet e veçanta nga Italia që janë kërkuar, ndërsa pjesa më e madhe e asortimenteve të tjera do të vijnë nga tregu lokal.
Duke parë oraret e vona të ndeshjeve, stafi është udhëzuar që për ekipin të ketë diçka gati çdo natë pas sfidave të Shqipërisë, kur ekipi do të udhëtojë menjëherë për t’u kthyer në hotel dhe nuk do të qëndrojë në qytetet ku luhen sfidat.
Ndërkohë, Bashkia ka organizuar një pritje zyrtare për skuadrën teksa do të ketë edhe disa evenimente ku do të ketë përfaqësues të ekipit kuqezi gjatë javëve në vijim.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co