Flamurtari, që pas disfatës në finalen me Laçin, po shijon pushimet. Sezoni i ri pritet të nisë me ndryshime të mëdha në Vlorë, ku ndërtimi i Flamurtarit të edicionit 2023-2024 pritet të nisë nga emërimi i trajnerit të ri.
Janë disa emrat e lakuar në ditët e shkuara dhe së fundmi kësaj liste i është shtuar edhe një trajner serb. Pikërisht bëhet fjalë për Mladen Milinkoviç, i cili në të shkuarën ka pasur eksperienca pozitive në futbollin shqiptar, fillimisht me Luftëtarin dhe më pas me Kukësin.
Në kampin vlonjat flitet se brenda pak ditësh pritet të marrë fund pritja për të mësuar emrin e trajnerit të ri që do të drejtojë Flamurtarin për realizimin e misionit, rikthim në Superiore.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co