Mirela Bogdani zgjidhet kryetare e re e KLP-së, zëvendësoi Alfred Ballën të shkarkuar nga KPA

mirela bogdani zgjidhet kryetare e re e klp se zevendesoi alfred ballen te shkarkuar nga kpa

































Mirela Bogdani është zgjedhur kryetare e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila zëvendësoi në këtë post Alfred Ballën, i cili u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

mirela bogdani

Pasi prezantoi platformën e saj dhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KLP, në fund të gjithë vlerësuan kandidaturën e saj. Ajo mori 10 vota.

Mirela Bogdani ishte kandidatja e vetme për të marrë drejtimin e KLP pas largimit të Alfred Ballës.

Bogdani tha se kandidimi i saj vjen në një kohë kur reformë në drejtësi po jep rezultatet dhe se është e rëndësishme për të rritur besimin e publikut te drejtësia dhe vijimin e pakthyeshëm të procesit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian

“Besoj se reformimi i sistemit gjyqësor mund të realizohet i plotë vetëm nëpërmjet përfshirjes dhe bashkëpunimit. Kandidimi vjen në kohën kur reforma në drejtësi ka krijuar shtratin e saj dhe tashmë synon rritjen e eficencës dhe konsolidimin e praktikave të mira të krijuara deri tani të të gjithë institucioneve të arkitekturës së re të sistemit të drejtësisë, në frymën e standarteve evropiane dhe atyre ndërkombëtare, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek drejtësia dhe vijimin e pakthyeshëm të procesit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, aty ku gjeografikisht përkasim historikisht dhe tashmë po kërkojmë të përafrohemi edhe me vlerat njerëzore dhe institucionale të tij.

Duke besuar në një reformim dhe përmirësim të vazhdueshëm e të qëndrueshëm të sistemit së hetimit, në reflektim të zhvillimeve të teknologjisë së informacionit, të dinamikave të shoqërisë njerëzore, si dhe të standardeve që lidhen me dhënien dhe menaxhimin e drejtësisë në rajon, në vendet e BE dhe në botë, lista e objektivave nuk është shteruese, në kuptimin që do të paraqesë veprimtaritë dhe shtyllat kryesore ku mund të ndërhyhet dhe arrihen rezultate në kushtet aktuale, me synimin që këto do të jenë një gur i fortë themeli për përmirësime të mëtejshme.

E shikoj rolin e drejtuesit të këshillimit me shumë si rol koordinues. Dua të them se është shumë e rëndësishme fryma e bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtare.

Do të vijoj ndërkohë bashkëpunimin me te gjitha institucionet e drejtësisë dhe koordinimin me Prokurorinë e Përgjithshme për përmirësimin dhe garantimin e akteve ligjore dhe nënligjore. Edhe procedurat për rekrutimin e nëpunësve civilë. Bashkëpunimi me KLGJ për shkëmbimin e eksperiencave, për ndryshimet ligjore. Bashkëpunimi me ILD për çështje që lidhen me procedime disiplinore dhe Shkollën e Magjistraturës për rritjen e kapaciteteve dhe trajnimeve.

Fokus ka plotësimi i kuadrit ligjore, e lidhur me rregulloren e vlerësimit etik dhe profesional të prokurorëve në shkallën ë parë. Synohet të bëhet një rishikim i rregullores për të vijuar me vlerësimin e prokurorëve, një kërkesë e BE dhe një parakusht për zhvillimin e karrierës së tyre, ka pasur pengesa, kërkon burim e njerëzore, kalkulim të mirë të të dhënave.

Çështje tjetër qe e kam përmendur, është sistemi i menaxhimit të çështjeve. Është kompetencë që lidhet më shumë me Prokurorinë e Përgjithshme, por do doja që këshilli të ofrojë asistencën, sistem që regjistron çështjet penale deri në momentin që shkojnë në gjykatë. Është në proces dizenjimi i këtij programi, do ofroja mbështetjen maksimale.

Në fakt, deri me tani KLP nuk ka patur përfaqësimin e duhur, dhe është e vështirë te gjesh institucione për të bashkëpunuar. Vetëm duke koordinuar punën, mund të arrijmë te performojmë me mire. Fokus tjetër, rritja e transparencës në KLP. Vlerësoj punën e deritanishme te Këshillit dhe te kolegëve. Aty ku ka vullnet, gjendet mënyra për ta kryer punën”, tha nder te tjera Bogdani.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →