FOTO/ Dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri recepsionistin e hotelit në Dhërmi, ju kush është 43-vjeçari Gerald Shehu! Policia e shpall në kërkim

foto dyshohet se ka qelluar me arme zjarri recepsionistin e hotelit ne dhermi ju kush eshte 43 vjecari gerald shehu policia e shpall ne kerkim

































Fotoja që shihni më poshtë është e Gerald Shehut, 43-vjeçari që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një nga dhomat e një hoteli në Dhërmi, recepsionistin Eraldo Nevruzi.

Gerald Shehu

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas minuta pas mesnate, më 6 qershor, por mister mbetet fati i recepsionistit, pasi është zhdukur. Ndërsa autori, është arratisur drejt Greqisë.

Sipas informacioneve të deritanishme, autori dhe viktima njiheshin me njëri tjetrin. Ata jetonin të dy në Angli. Mbrëmjen e ngjarjes kriminale, ata kanë debatuar në një nga dhomat e hotelit, për arsye që ende nuk dihen.

LEXO EDHE: Dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri recepsionistin e hotelit në Dhërmi, autori me precedent të mëparshëm penal. Si u arratis drejt Greqisë pas ngjarjes kriminale

 EMRAT/ Recepsionisti i hotelit në Dhërmi u qëllua pak pas mesnate, autori banues në Angli dyshohet se është arratisur drejt Greqisë. Çfarë dihet deri më tani për ngjarjen

Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, grupi hetimor ka grumbulluar provat, ndërsa policia ka marrë në pyetje 29 persona.

Policia në një komunikim të dytë, njofton se e ka shpallur në kërkim Shehun dhe u ka vënë autoriteteve greke në dispozicion foton e tij. Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Policia e Shtetit vë në dispozicion foton e autorit të dyshuar, e cila i është vënë në dispozicion edhe Policisë greke dhe partnerëve të vendeve të rajonit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →