“Janë 350 afganë që s’pranohen në SHBA! S’do i hedhim në det, po i paguajmë hotelin”- Rama për refugjatët nga Italia: Kemi tre mijë vende fikse! S’bëjmë naze…

jane 350 afgane qe spranohen ne shba sdo i hedhim ne det po i paguajme hotelin rama per refugjatet nga italia kemi tre mije vende fikse sbejme naze

































Kryeministri Edi Rama është shprehur se në vendin tonë ka rreth 350 afganë të cilët nuk janë pranuar në SHBA. Kreu i qeverisë theksoi se këta shtetas të huaj po qëndrojnë në hotele dhe shpenzimet po ka qeveria shqiptare.

edi rama1

“Kemi rreth 350 që nuk pranohen atje, janë këtu. Keni dëgjuar që të vëmë kujën, apo ti themi se hajde merreni se do i hedhim në det. Jo, mbajmë në hotel dhe i paguajmë ne. Siç na kanë mbajtur ne kur ishim ne afganët”, tha kreu i qeverisë.

Sa i përket refugjatëve nga Italia, që do të akomodohen në kampin në Gjadër sipas marrëveshjes me vendin fqinj, kreu i qeverisë theksoi se në çdo rast janë 3 mijë vende fikse.

“Edhe sikur të themi Italia e mbyll me kaq, ne nuk mund të bëjmë asnjë zhurmë dhe asnjë naze për 3000 njerëz, njerëz në hall që ikin nga varfëria dhe janë viktima të trafikantëve që i marrin të gjitha lekët e i sjellin lakuriq në brigjet e Evropës”, tha Rama.

Rama: Kjo është një marrëveshje dhe dua ta theksoj këtë, jo vetëm nuk ka ndeshur në refuzim apo në kontestim të BE, ose të ndonjë vendi të BE, por përkundrazi është konsideruar si një përpjekje për tu ndjekur në vijim dhe si një proces për tu vlerësuar hap pas hapi.

Ne nuk jemi vend i BE, por vend europian, Nuk është vepra jonë harta e BE-së.

Po sillemi siç duhet të sillej çdo vend i BE-së. Kanë një legjislacion të veçantë për shpërndarjen.

Kjo s’ka funksionuar, ndërkohë që kjo qendra këtu bën zhurmë të madhe vetëm për faktin që ne nuk jemi në BE. Këtu konsiderohet Guantanamo, po pse? Për cilën arsye? Dhe e fundit, e thashë më farë me rastin e afganëve, i morëm menjëherë kur vendet shumë të pasura të NATO-s u refuzuan.

Kur i morëm ishim të vetëdijshëm që jo të gjithë do e kalonin procesin e kalimit dhe do të konsideroheshin të pranueshëm nga SHBA dh Kanada. Morën përsipër risk.

Mund të na i linin të gjithë këtu, s’do ishte çudi që SHBA-të ta harronin këtë zotim duke qenë të mëdhenj kanë luksin të harrojnë premtime, nuk mund ti kërkojmë ne llogari. Por ja që një pjesë e madhe e tyre, kemi rreth 350 që nuk pranohen atje, janë këtu.

Keni dëgjuar që të vëmë kujën, apo ti themi se hajde merreni se do i hedhim në det. Jo, mbajmë në hotel dhe i paguajmë ne. Siç na kanë mbajtur ne kur ishim ne afganët. Kemi pasur Italinë fatmirësisht që ka pasur mundësinë të na japin shumë, ne do të japim pak.

Ka një pikë tjetër marrëveshja, janë 3000 vende fikse, është e mbyllur që mund të akomodohen në Gjadër dhe aty do të trajtohen sipas të gjitha ligjeve e rregullave të Italisë demokratike dhe pastaj ata që do të konsiderohen nga Italia si të pranueshëm për kërkesat për azil, Vetëm vendet që lirohen do të rimbushen. Edhe sikur të themi Italia e mbyll me kaq, ne nuk mund të bëjmë asnjë zhurmë dhe asnjë naze për 3000 njerëz, njerëz në hall që ikin nga varfëria dhe janë viktima të trafikantëve që i marrin të gjitha lekët e i sjellin lakuriq në brigjet e Evropës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →