Kryeministri Edi Rama është shprehur se Italia është vendi me të cilin na lidh një miqësi e veçantë dhe aleancë strategjike, të cilën kreu i qeverisë theksoi se “ne duam ta zhvillojmë”.
“Nëse gabon qeveria italiane ne marrim pjesë në atë gabim pa asnjë ngurrim”, tha Rama në konferencë.
Më pas shtoi: “Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri e cila të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe kështu të bashkojmë dhe partitë politike, dhe gazetarësh dhe të bëjmë një festë gjysmë të vërtetash.”
Edi Rama: Deti mes Italisë dhe Shqipërisë, nuk është një hapësirë që na ndan, por që na bashkon.
Italia ka qenë avokati ynë më i fortë në Bruksel. Më duhet ju them që për ne, nuk ka të bëjë ngjyra e forcave politike që qeverisë në Itali, por me të gjithë kemi pasur marrëdhënie vëllazërie, të gjitha kanë bërë më të mirën e tyre për të na ndihmuar.
Për ne qeveria italiane, ka qenë, është dhe do të jetë qeveria e një vendi që na lidh një miqësi e veçantë dhe aleancë strategjike që ne duam ta zhvillojmë. Nëse gabon qeveria italiane ne marrim pjesën ë atë gabim pa asnjë ngurrim, por le të mos e kthejmë në një çështje gabimesh.
Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri e cila të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe kështu të bashkojmë dhe partitë politike, dhe gazetarësh dhe të bëjmë një festë gjysmë të vërtetash.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co