Popullsia e vendit po pakësohet, por barra e sëmundjeve në popullatë rëndohet! Infeksionet respiratore, rritje vjetore mbi 15%

popullsia e vendit po pakesohet por barra e semundjeve ne popullate rendohet infeksionet respiratore rritje vjetore mbi 15

































Popullsia e vendit po pakësohet, por barra e sëmundjeve në popullatë po rritet me shpejtësi sugjerojnë të dhënat zyrtare.

respiratore

Instituti i Shëndetit publik që veç të tjerash përpunon të dhëna mbi ecurinë e infeksioneve ka referuar se përgjatë pesë muajve të vitit 2024 infeksionet respiratore në popullatë kanë qenë nga 15-20 për qind më të larta në raport me vitin 2023. Gjithashtu simptoma të tjera që shoqërojnë virozat ishin gjithashtu më të larta se vitin e kaluar.

Këtë vit sektori shëndetësor është përballur me ngarkesën më të lartë në punë pas pandemisë, si rrjedhojë e një viroze me simptoma ta zgjatuara dhe trajtimit të thelluar që duhej aplikuar.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se qarqet më incidencën më të lartë të infeksioneve ishin ato me popullsi më të plakur.

Sipas grafikut të mëposhtëm Gjirokastra kishte incidencën më të lartë të infeksioneve respiratore për 10 mijë banorë në javën e fundit të majit 2023, e ndjekur nga Dibra, Hasi, Vlora dhe Tropoja.

Pas pandemisë Covid-19 është shtuar barra e sëmundjeve në popullatë dhe të sëmurit kronikë po rriten me shpejtësi nga plakja e popullatës.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësore (FSDKSH) raportoi se më 2023 sëmundjet kronike dhe numri i diagnozave për pacient ka shtuar shpenzimet për rimbursimin e barnave.

Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë rritja natyrale e sëmundjeve kronike është rreth 6% më 2023 krahasuar me 2022.

Rritja natyrale e sëmundshmërive kronike është ndikuar nga rastet e reja dhe rastet me ndryshim të skemës së mjekimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga FSDKSH sëmundjet kronike rritën shpenzimet e rimbursimit të barnave me 227.7 milionë, rreth 6% lekë më shumë se viti paraardhës.

Në shumën totale të pagesave të rimbursimit u përfshinë edhe likuidimet e detyrimeve nga viti i mëparshëm. Megjithëse u respektua plani buxhetor në pagesa, në vitin 2023, listë-treguesit e pranuar për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve arritën në vlerën 12,1 mld lekë, ose në masën 100.5% e planifikimit, më tepër nga plani për vlerën rreth 58 milionë lekë.

Në fund të vitit, nga listë-treguesit e pranuar për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve mbetën papaguar rreth 796 milionë lekë. Krahasuar me vitin e mëparshëm, detyrimet e fundit të vitit u rritën me 5.8%, ose për vlerën 673 milionë lekë, deklaron FSDKSH./Monitor

bbvd

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →