“Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë”, Xhixho: Plani i PL përfshin rroga më të larta dhe cilësi më të lartë jetese

shqiperia ka pagen minimale me te ulet ne europe xhixho plani i pl perfshin rroga me te larta dhe cilesi me te larte jetese

































Zv.Presidentja në Partinë e Lirisë, Erisa Xhixho ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka folur për vështirësinë e jetesës në Shqipëri si pasojë e rrijtes së çmimeve.

erisa xhixho

Ajo theksoi se kriza e çmimeve në vend ka thelluar varfërinë e popullit, madje duke kthyer në luks ushqimet bazë të shportës.

“Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë”- tha ajo.

Gjithashtu Xhixho ka folur mbi planin e hartuar nga PL përmirësimin e jetesës në vend.

Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për gjenerimin e rritjes më të lartë ekonomike, uljen e kostos së jetesës, ashtu edhe përmirësimin e saj me paga më të larta dhe me cilësi më të lartë të shërbimeve publike”- theksoi Xhixho.

Deklarata e Zëvendës-Presidentes së Partisë së Lirisë, zonja Erisa Xhixho

Të nderuar qytetarë!

Dyfishimi i çmimeve të produkteve bazë e ka vështirësuar jetesën për mijëra shqiptarë, duke e rritur numrin e atyre që janë në kufijtë e mbijetesës.

Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë, kur krahasohet sipas fuqisë blerëse.

Shqiptarët harxhojnë shumë më tepër nga të ardhurat e tyre për produktet e shportës, krahasuar me Italinë që ka rroga shumë më të larta.

Kriza e çmimeve e ka thelluar varfërinë e shqiptarëve dhe i ka kthyer në luks ushqimet bazë për familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.

Hendekun e madh mes Europës dhe Shqipërisë e sheh më shumë se kudo tjetër te niveli i çmimeve të shportës.

E le të themi disa të vërteta:

Në Itali, pensioni minimal social është 525 euro

Më shumë se gjysma e pensionistëve italianë marrin të paktën 750 euro në muaj

Paga minimale në Itali e kalon të paktën dy herë atë në Shqipëri

Por nga ana tjetër, çmimet janë më të ulëta se në Shqipëri, ku:

Ndihma ekonomike është 19-99 euro për familje

Pensioni bazë-  88 euro

Paga minimale – 400 euro

Ndërsa po të krahasosh çmimet, në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta se në Itali:

Vaji

Në Itali – 1.89 euro

Në Shqipëri – 3.5 euro

Makaronat

Në Itali – 0.99 euro

Në Shqipëri – 2 euro

Qumësht

Në Itali – 0.85 euro

Në Shqipëri – 1.5 euro

Miell

Në Itali – 0.55 euro

Në Shqipëri – 1 euro

Italianët me të ardhura mujore disafish më shumë, i blejnë më lirë produktet e shportës. Më shumë se çdo gjë tjetër, ky hendek flet për mungesën e shtetit social në Shqipëri dhe qeverisjen e korruptuar, e cila qytetarin e ka të fundit në listën e prioriteteve.

Jemi të fundit në Europë për fuqinë blerëse dhe për pagën minimale.

Jemi të fundit për nivelin e pensioneve dhe skemat e ndihmës sociale.

Çmimi i dyfishuar i produkteve të shportës është vetëm një aspekt i kostos së rritur të jetesës për mijëra shqiptarë. Sepse për qeverinë që i drejton, të parët padyshim janë klientët e saj, me të cilët ndahen paratë e shqiptarëve të zhytur në varfëri.

Ndaj Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për gjenerimin e rritjes më të lartë ekonomike, uljen e kostos së jetesës, ashtu edhe përmirësimin e saj me paga më të larta dhe me cilësi më të lartë të shërbimeve publike.

Në të përfshihen: Rritja e pagave dhe pensioneve mbi nivelin e rajonit, ulja e kostos së jetesës përmes rritjes së prodhimit dhe agropërpunimit vendas, ulje e kostos së ushqimeve, ulje të kostos së karburanteve me mbi 20%, uljen e çmimit te energjise elektrike për konsum familjar, liberalizim dhe subvencionim për energjinë diellore për konsum familjar si dhe përdorimi i burimeve natyrore për qëllime biznesi, duke financuar direkt fondin e pagave dhe të pensioneve.

Vendi e ka kapacitetin dhe burimet natyrore për t’u bërë një vend i mundur një jetë dinjitoze popullsisë së përgjysmuar nga emigrimi. Ajo që i mungon është vullneti i qeverisë, që e drejton për t’u dhënë qytetarëve mirëqenien që meritojnë.

Ndaj Partia e Lirisë e ka këtë vullnet, sepse të parin ka qytetarin e lire, dhe interesin publik!

Faleminderit!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →