Këshilli i kabinetit të Koresë së Jugut ka miratuar të martën pezullimin e marrëveshjes së paqes me Korenë e Veriut, si formë ndëshkimi për lëshimin e balonave me plehra.
“Gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit ne kërkojmë pezullimin e plotë të marrëveshjes ushtarake të 19 shtatorit derisa besimi i ndërsjellë midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut të rikthehet plotësisht”, ka thënë kryeministri i Koresë së Jugut, Han Duck-soo.
Për disa ditë me radhë, Koreja e Veriut ka hedhur qindra balona me plehra mbi Korenë e Jugut.
Të dielën, Koreja e Jugut bëri të ditur se do të hakmerrej, përpara se Koreja e Veriut të njoftonte befas se do të ndalonte dërgimin e balonave përtej kufirit.
Këtë të hënën, Këshilli Presidencial i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut njoftoi se kishte vendosur të pezullonte marrëveshjen e vitit 2018 që synonte lehtësimin e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, raporton “Associated Press”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co